Konfindustria kërkon ndërhyrjen e Ramës: Ekonomia me gjendje të papranueshme, vendimarrjet e gabuara ulën të ardhurat në buxhet

Postuar në 19 Korrik, 2015 07:11

Masa të menjëhereshme për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo është kërkesa e Konfindustrisë të cilën ia bën kryeministrit Rama duke e cilësuar si të papranueshme gjendjen aktuale. Konfederata e Industrive të Shqipërisë akuzoi qeverinë se me vendimarrje të gabuara politike dhe jo profesionale, ka çuar në rënien me 7% të të ardhurave në buxhet, vetëm për 6 muajt e parë të 2015. “Rënia me 7% e te ardhurave buxhetore edhe per 6 mujorin e pare te 2015, rritja nen parashikimin e PBB per vitin 2014 dhe pritshmerine per 2015 edhe pse jane hedhur ekonomi me shume 500 milione $ kredi dhe borxhe te reja, kapja e kufirit te siperm te rrezikut te borxhit publik pre pothuaj 74%, niveli i ulet i terheqjes se investimeve te huaja, flasin qarte per domosdoshmerine e marrjes se masave sa më të shpejta nga Kryeministri Rama per permiresimin e gjendjes ne financat publike", thuhet në një njoftim të saj. Konfindustria ka vlerësuar se tejkalimi i gjysmës së parë të mandatit qeverisës shënon edhe kufirin e fundit të skajit kohor për të shpresuar, se vendimet politike të domosdoshme për të përmirësuar problematikën e rënduar financiare dhe fiskale, të mund të prodhojnë ndryshime të prekshme të dobishme për buxhetin, ekonomine dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.