Karburantet, në katër ditë Shqipëria ngjitet 8 vende për çmimin më të lartë

Postuar në 07 Korrik, 2015 00:24

Shqipëria u ngjit në vendin e 139 për çmimin më të lartë të naftës në renditjen globale prej 172 vendesh nga agjencia ndërkombëtare e rankimit të çmimeve të naftës, Global Petrol Price, pas shtrenjtimit të naftës në vend javën e kaluar, :Monitor” thotë se rritja e fundjavës është katërta radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi. Një javë më parë Shqipëria renditej në vendin e 130, por në fundjavë çmimi i naftës shkoi me 185-186 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, duke e renditur sërish Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në rang global. Një litër naftës naftë Shqipëri kushton me 1.46 dollarë, nga 140 USD që ishte para një jave. Çmimin më të lirë të naftës në botë e ka Venezuela me 0.02 USD për litër, ndërsa çmimin më të lartë e Norvegjia me 2.01 dollarë për litër. Në tregjet ndërkombëtare, nafta referencë europiane e mbylli të premten duke u rreth 61 dollarë për fuçi, larg niveleve rekord prej 120 dollarë për fuçi, që arriti në janar 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.