Kapet banda shqiptaro-rumune e metrosë së Athinës. E specializuar për grabitje portofolash dhe sendesh me vlerë

Postuar në 22 Korrik, 2015 03:59

Policia greke ka asgjesuar një bandë krimninale, pjesëtarët e së cilës vidhnin qytetarët në metronë e Athinës. Abc News raporton se janë arrestuar 13 shtetas shqiptarë, dy rumunë, një bullgar dhe një grek, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 20 persona të tjerë, gjysma e të cilëve shqiptarë.
Sipas policisë, banda vepronte në grupe prej 4-5 vetësh, duke krijuar konfuzion rreth qytetarëve që vinin në shënjestër dhe u vudhnin portofolat dhe sende të tjera me vlerë.
Që nga fillimi i vitit deri pas mesit të korrikut, grupi kishte kryer 364 vjedhje të verifikuara.
Gjatë kontrollit që u krye në 20 banesa u gjetën dhe u sekuestruan 142 portofola, 20 laptopa, një sasi e madhe pajisjesh elektronike, aparate fotografike dhe telefona celularë, si dhe një shumë parash prej 9.600 euro.
Policia po heton nëse të arrestuarit janë implikuar edhe në kryerjen e veprave të tjera penale, ndërsa po vazhdon kërkimi për gjetjen dhe arrestimin e pjesëtarëve të tjerë të bandës.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.