A ka nevojë apo e ka bezdi Europa, Ballkanin?

Postuar në 23 Korrik, 2015 06:31

Bashkimi Europian, ose më saktë Gjermania, i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor, si të sigurta. Por ato janë aq të sigurta, saqë njerëzit, ose një pjesë e tyre, po ikin në vijimësi. Ka një kontradiktë në vlerësimin e sigurisë mes dy zonave: në Gjermani flitet zyrtarisht për siguri të të drejtave politike, që mohojnë të drejtën për të miratuar azilin. Në Ballkan flitet për siguri ekonomike që po shkon drejt zeros, e që shërben si nxitës i emigrimit. Problemi është i tillë, saqë sot agjencia gjermane, “Deutsche Welle” arrin të shkruajë një titull të tipit: “Azilkërkuesit nga Ballkani të padëshirueshëm”. Si ilustrim i këtij cilësimi që pak lidhet me dispozita ligjore, por me një klimë në raportet njerëzore, sillet kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer. “Rreth 40 përqind e kërkesave për azil në Gjermani shtrohen nga njerëz nga vendet e Ballkanit. Por kuota e aprovimit të kërkesave të tyre është gati zero. Megjithatë autoritetet duhet t'i marrin në shqyrtim kërkesat dhe komunat duhet t‘i strehojnë fillimisht azilkërkuesit. Shpesh ato ndjehen të mbingarkuara. Seehofer flet për "shpërdorim masiv të azilit".
Si rezultat Bavaria dëshiron të bëjë ndarjen e azilkërkuesve. Ato me pak mundësi për pranim duhet të dërgohen në dy kampe të ndërtuara enkas për to pranë kufirit. Këtu bëjnë pjesë kryesisht njerëz nga vendet e Ballkanit. Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina konsiderohen madje edhe zyrtarisht "vendeve të sigurta të origjinës", ku sipas përkufiizmit të qeverisë gjermane nuk ekziston rreziku i përndjekjes politike, prandaj qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë të drejtë për azil. Bavaria do t'i kishte klasifikuar me gjithë qejf edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën si "të sigurta" dhe do të shqyrtojë edhe nëse mund të shtohet edhe ndonjë vend tjetër,”sidomos shtete afrikane", raporton “DW”. Lind pyetja mëse vërtetë Europa ka nevojë për Ballkanin, pasi nga vlerësime të kësaj natyre, duket se Europa bezdiset shumë nga Ballkani.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.