Këshilltari i Ali Ahmetit: I lumtë dora atij që vrau Musliun e Strugës (funksionar i BDI-së). Ka qenë truprojë e vëllamit të Arkanit

Postuar në 27 Korrik, 2015 03:11

Gjendja brenda BDI-së së Ali Ahmetit duket se ka arritur në një fazë të tillë shpërbërjeje saqë vrasjet e funksionarëve të saj së fundmi, po përgëzohen edhe nga vetë eksponentë të partisë. Faktikisht, “çudinë” e ka bërë Ibrahim Kelmendi, këshilltar i kreut të BDI Ali Ahmeti, një veteran I luftës së Kosovës dhe lëvizjes çlirimtare. Kelmendi ka habitur të gjithë në një postim në “Facebook” për vrasjen e Artan Musliut nga Struga, me emër tjetër Argëtim Asani. Musliu konsiderohej njeri i afërt me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, dhe njihej si biznesmen në Strugë.

Ja postimi i Ibrahim Kelmendit në Facebook:

 

“KUSH PO THOTË NUK KA ALLAH…!?!

SOT E DËNOI EDHE NJË KRIMINEL!

“Ngushëllime” Musa Xhaferit, zv-kryeministër i RM, i cili e mori kriminelin Artan/Argëtim nga radhët e krimit të organizuar dhe e bëri zv-drejtor republikan në DAP/UJP, për të rritur mundësitë e tij për shpërdorime më të mëdha kriminale… Për atë që nuk janë të informuar, viktima e sotma ishte kusheri dhe truprojë e një viktime supër të famshme si kriminel, narkodiler, marionetë e shërbimeve serbe e makedone, vëllamë i Arkanit…, Petrit Ame. Për të thuhet se e vranë në Prishtinë pjestarët e UÇK-së pas mbarimit të Luftës, për të marrë hak për krime të luftës… edhe viktima e sotme është shquar për angazhime të tij të gjithllojshme kriminale dhe ishte një shok për pjesëtarët e ndërshëm të BDI-së, kur Musa Xhaferri i DUI-it e emëroi zv-drejtor republikan në DAP/UJP…

Atentatorit i lumtë dora…

[Ata që mund të kenë pasoja nga hakmarrja partiake, lutën të mos e pelqejnë këtë denopncim.]

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.