Iu bashkua ISIS-it, vritet në Siri kikbokseri kosovar Valdet Gashi

Postuar në 07 Korrik, 2015 03:33

Bëri disi bujë pak kohë më parë lajmi se mes luftëtarëve terroristë të ISIS ishte angazhuar dhe Valdet Gashi, një kampion i arteve marciale nga Kosova, me banim në Zvicër. Por siç njoftojnë mediat e Prishtinës, kikboksieri dy herë kampion është vrarë gjatë luftimeve në Siri përkrah ISIS-it. Gashi është vrarë të shtunën dhe lajmin për të e konfirmoi vëllai i Valdetit, përmes një postimi në rrjetet sociale. Kështu, njoftimi thotë se “kikboksieri është vrarë në betejë”. Gashi ishte i famshëm në sportin e tij në Zvicër, duke qenë edhe trajner te Winterthur.

a.k

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

<p>Si ka mundesi qe nje shqiptar, dikush qe i takon nje kombi te vuajtur qe ka pare me syte e tij fatkeqesite dhe trishtimin qe shkakton dhuna dhe vrasja, te bashkpunoje me nje regjim qe glorifikon prerje kokash ne publik dhe masakrimin e kalamajve &quot;heretike&quot;? Une e kuptoj mire qe shume njerez e perjetojne shume fene e tyre dhe jane te devotshem. E respektoj kete. Por nuk kuptoj sesi nga tere cka pat lexuar ky i shkrete nga feja islame, nuk i beri asnje pershtypje te keqe faktin qe po po digjen te gjalle njerez, gra e femije? Nuk ju kujtua ketij te shkreti fare vendlindja e tij, ku gra dhe femije digjeshin dhe perdhunoheshin si skllever nga ca njerez te tjere?</p><p>Fene islame nuk e njoh shume ne thellesi; por nga historia di se ka qene nje fe racionale qe ka qene themeli i qyteterimeve te avancuara ne mesjete. Per kete arsye nuk besoj se edhe Profeti, themelues i kesaj feje, ka nxitur ndonje hov shkaterrimtar si ky i Lindjes se Mesme te diteve tona. Perkundrazi, myslymanet e hershem, pervec dhunes qe te gjithe e ushtronin ne mesjete, shpesh hynin ne histori si fisnike qe refuzonin te deheshin me gjak; shume here ata merrnin ne mbrojtje ndertesat e vjetra, ndonjehere i kthenin ne xhami vertet, por nuk kishin ate ndotje nga cdo vlere estetike si ato te IS sot.</p><p>Une nuk pres me shume nga ata njerez te paditur dhe te pashkolle qe nuk dijne vecse te ndjekin instinktin, pa kuptuar se cfare plagesh pa kuptim po hapin. Por nje shqiptar qe ka pare bote me sy? Nje shqiptar qe e di se cfare ere e keqe eshte era e gjakut???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.