inuku thjesht...NUK

Postuar në 28 Korrik, 2015 07:53

Gazetari i gazetës “Tema” Bledi Mane denoncon raste të reja të ndërtimit pa leje, tashmë në Përmet. Ndërrimi i pushtetit duket si i ka lënë rrugë të lirë betonomanisë që selitet e rritet me heshtjen e plotë të INUK dhe Ministrisë së Brendshme. Më poshtë denoncimi i gazetarit:

“Periudha tranzitive postzgjedhore po e shemton me emergjence kete vend. Sic duket kryebashkiaket humbes po hakmerren jo vetem ndaj atyre qe nuk i votuan por edhe ndaj natyres. Ne Permet, 5 metra larg Vjoses ka dy dite qe po ndertohet fshehurazi nje stacion i betonuar per sportin e rafting-ut. Prenë dhe disa pisha ndanë bregut e nuk kanë as leje mjedisore, as aprovim nga keshilli bashkiak, as studim i mirefillte nga institutet perkatese. Dje qytetare te shumte vune ne levizje Ministrine e Rendit dhe Inuk, ndersa sot punimet kane filluar serish. Vjoses po ia vene syrin porsi Lengaricës, sot me ndertime 2 kateshe ndersa neser me diga hidrocentralesh.
Ku je Lefter Koka, ku je Sajmir Tahiri, ku je Dallendyshe Bici, ku je Sokol Bare, ku je Sazan Guri, Auron Tare, Zamir Dedej, Vera Bekteshi, Niko Shupuli?
Standard i dyfishtë në mes të Përmetit. Inuk-u prej dy ditësh ka pezulluar punimet për këtë ndërtim të betonttë në zonë të pyllëzuar, në breg të lumit Vjosa, në mes të Përmetit...por kryebashkiaku në ikje bashkë me ndonjë gangster të rënë nga vakti po sfidojnë institucionet. Fotot e saposjella nga Përmeti tregojnë se askush nuk i druhet ligjit. Policia atje ka bërë pakt me ndërtuesit ilegalë dhe nuk zbaton urdhërin e lëshuar nga Inuk. Dhe Sajmiri bashkë me kryeministrin folën dje për sukseset e komisariatit dixhital...”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.