INTERVISTA/ Studiuesi Kujtim Mateli: Tempulli i Dodonës, kërkimet më çuan në Dëshnicë të Përmetit

Postuar në 16 Korrik, 2015 04:39

Leonard Veizi

 

Për vendndodhjen e Dodonës, këtij tempulli të rrallë, themeluar që në lashtësi, por mbetur së fundmi vetëm si gojëdhënë, ka disa variante. Në territorin e cilit shtet ndodhet Dodona, në Janinën e Greqisë apo në Tomorit të Beratit? Edhe pse studiuesit shqiptarë janë ende në dilemë, studiuesit grekë e kanë bërë të tyren: ata e kanë përcaktuar vendndodhjen e Dodonës, kanë vendosur tabela orientuese dhe e kanë kthyer në pikë peligrinazh të cilën e vizitojnë disa mijëra turistë të huaj çdo vit. E megjithatë çështja e vendndodhjes së vendin më të vjetëri të adhurimit të Zeusit në Epir, vërtitet herë në Akademinë e Shkencave e herë jashtë saj: ka një apo mos vallë janë dy Dodona, një në Greqi e një në Shqipëri. Duket se kësaj enigme nuk i është dhënë zgjidhje. Në këtë kuadër vjen dhe studimi i Kujtim Matelit, i cili mundohet të ndriçojë atë pjesë të errët të historisë që ka mbetur në udhëkryq.

 

ResPublica: - Ju keni botuar një studim të titulluar “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”.  Ku bazoheni për të mbrojtur këtë tezë?

Studimin për Dodonën e botova në vitin 2011. Në të përfshihen dëshmitë që sjellin autorët e antikitetit duke filluar me Homerin dhe përfundojnë me perandorin bizantin Kostandin Porfyrogjeneti në shekullin e X pas lindjes së Krishtit. Dëshmitë e tyre janë të rëndësishme dhe të besueshme. Dodona ekzistonte në kohën e tyre dhe shumë prej tyre e kishin vizituar. Në dëshmitë e tyre Dodona është përshkruar në madhështinë e saj, ndikimi i së cilës ishte përtej hapësirës evropiane. Autorët e antikitetit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes dhe vendndodhjen e saj. Mendimi se Dodona nuk është në jugperëndim të Janinës nuk erdhi tek unë i menjëhershëm. Po mundohesha të ngrija në përfytyrimin tim se si funksiononte Dodona. Kisha filluar të njihesha me Dodonën që në fillim të këtij mijëvjeçari. Në shqip ishte vetëm botimi i Perikli Ikonomit i vitit 1934. Tekstet shkollore e kishin përcjellë deri atëhere me heshtje. Fatmirësisht, në fillim të këtij mijëvjeçari, kisha mbrojtur pranë universitetit të Tiranës gjuhët: anglisht, frëngjisht dhe greqisht. Ishin të mjafta që unë t`i thelloja njohuritë e mia në lidhje me Dodonën. Pa njohjen e anglishtes dhe frëngjishtes nuk mund të bëhet fjalë se do të arrija në konkluzionin që Dodona nuk ishte në jugperëndim të Janinës. Gjatë 10 vjetëve arrita të shfletoja rreth 600 libra, shumica në gjuhët anglisht dhe frëngjisht. Shfletova mbi 100 dosje dhe harta duke e shteruar pothuaj të gjithë materialin që gjendet në lidhje me Dodonën në të gjitha bibliotekat dhe arshivat që gjenden në Tiranë. Disa libra i sigurova nga jashtë shtetit. Në të gjitha burimet e autorëve të antikitetit Dodona vendoset në veri të Epirit. Lugina e Carakovistës që është rreth 18 km në jugperëndim të Janinës ndodhet në mes të Epirit. Madje mund të them se nuk ka qoftë dhe një thënie të vetme që ta vendosë Dodonën në mes të Epirit. Po Dodonën e luginës së Carakovistës e patën kundërshtuar shumë autorë të shekullit të XIX. Midis tyre dhe autorë shqiptarë.

 

ResPublica: - Cilat janë tezat e tjera mbi vendndodhjen e tempullit të Dodonës?

Dy janë vendet ku është pretenduar Dodona deri tani. Në rrethinat e Janinës dhe në Tomorin e Beratit. Tomorin e Beratit si vend të Dodonës e kanë përcaktuar autorët shqiptarë, të cilët janë të ndarë në dy grupe. Grupin e parë e ka inicuar Jani Vreto i cili mendonte se kanë ekzistuar dy Dodona: ajo e Janinës dhe ajo e Tomorit të Beratit. Dodona e Beratit ishte ajo e hershmja dhe ajo e Janinës e mëvonshmja. Teza e Jani Vretos ka mbështetësit e saj dhe në ditët e sotme. Grupin e dytë e formojnë ata që nuk e pranojnë Dodonën në luginën e Janinës, madje e kanë kundërshtuar fort atë. Ata mendojnë se ka pasur vetëm një Dodonë dhe kjo është në Tomorin e Beratit. Ai që e ka formuluar qartë këtë kundërshtim është Sami Frashëri. Në mbështetje të tezës së tij, Perikli Ikonomi argumentoi se Dodona nuk ndodhet në Janinë, por  në malin e Tomorit. Bota shkencore dhe ajo publike gjendet e grumbulluar rreth këtyre tri tezave: e para ka patur dy Dodona, e dyta vetëm në Janinë dhe e treta vetëm në Tomorin e Beratit. Por ajo që e ka dominuar botën shkencore dhe atë publike është se Dodona ndodhet në luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës.  Të tria këto teza nuk arritën të përcaktonin vendndodhjen e vërtetë të saj. Madje Karapanos e shpreh hapur pasigurinë e tij. Ai e fillon studimin e vet me fjalët: “Tempulli i Dodonës, megjithëse i shquar, ishte gjer tani pothuajse i panjohur. Autorët grekë dhe latinë na kanë dhënë njoftime shumë të paplota dhe që nuk mjaftojnë për të dhënë një ide të asaj që ajo ishte, as për të treguar vendin e saktë të vendosjes së saj”. (Karapanos, Konstandin, “Dodonë e ses ruins” fq. 1) Me deklarata të tilla, i dha të drejtën vetes ta vendosë Dodonën atje ku ai dëshironte, në vendin e gabuar.  Të gjithë këta autorë, në konkluzionet e tyre, nuk arritën nga një analizë e plotë e dëshmive të autorëve të antikitetit. Të nxjerrësh një konkluzion të qartë e të saktë duhet që t`i analizosh të gjitha dëshmitë, si ato që të interesojnë për të mbrojtur tezën tënde ashtu dhe ato që nuk të interesojnë. Nga vlerësimi i të gjitha dëshmive mund të depërtosh për të arritur tek e vërteta.

ResPublica: - Ishte pamundësia e tyre për t`i mbledhur të gjithë këta autorë?

Për Karapanon nuk ka ekzistuar kjo pamundësi kur dihet që ai mobilizoi një numër të konsiderueshëm arkeologësh dhe bëri gërmime në luginën e Carakovistës. Arsyeja e dytë është që ai ishte grek dhe dëshmitë e autorëve të antikitetit, në shumicë, janë në gjuhën greke dhe latine dhe për të nuk përbënte vështirësi as gjuha për t`i lexuar (sigurisht ekipi i tij), as gjetja e këtyre dëshmive. Së treti, sipas historianit Pëllumb Xhufi, Karapanos ishte agjent i Ministrisë së Jashtme greke. Pra në përpjekjet e tij ishte i pranishëm shteti helen dhe mundësia për t`i përmbledhur të gjithë këta autorë nuk mungonte.

 
ResPublica: - Po studiuesi Perikli Ikonomi a ka qënë i mbështetur?

Ndryshe ka ndodhur me Perikli Ikonomin. Gjithë puna e tij ishte një sakrificë. Në kushtet e Shqipërisë së viteve 20-30 të shekullit të kaluar, kohë kur ai shkroi këtë libër, përballej me vështirësitë për të gjetur librat e autorëve të antikitetit. Duke parë materialet mbi të cilat ai ka qënë i mbështetur, ka qenë njohës i greqishtes së vjetër dhe i frëngjishtes. Këto dy gjuhë ishin të mjafta për të depërtuar tek e vërteta. Po në Shqipëri këto materiale mungonin dhe ai duhet t`i ketë gjetur gjatë kontakteve me të njohurit e tij jashtë Shqipërisë. Po ajo që e dëmtoi punën e tij ka qënë indiferenca e shtetit shqiptar, veçanërisht gjatë kohës që ai jetonte. Mbretëria kishte bërë një hap mbrapa nga periudha e Rilindjes të cilët e patën bërë Dodonën pjesë të çështjes së tyre kombëtare. Nëse mbretëria do të kishte qënë vazhdim i asaj periudhe, Perikli Ikonomi do të kishte ndjerë dorën e shtetit shqiptar dhe ndoshta do të kishte mbrritur tek e vërteta. Po kjo nuk ndodhi as pas Çlirimit. Shteti i asaj periudhe bëri dhe një tjetër hap mbrapa. Vepra e tij kaloi në heshtje. Vepra e tij mund të konsiderohet shkencore edhe pse ajo nuk përcakton vendndodhjen e vërtetë të Dodonës. Ajo është shkencore kur vërteton se Dodona nuk është në rrethinat e Janinës. Ajo është shkencore kur thotë se Dodona ndodhet në veri të Epirit. Për një shtet e qeveri serioze kaq është e mjaftueshme që të mobilizojë gjithë pontecialin e vet shkencor për të depërtuar tek e vërteta. Po kjo nuk ndodhi as pas viteve `90-të me qeveritë e tranzicionit demokratik dhe institucionet shkencore të këtij shteti. Mund të themi se në këtë periudhë u hodh mbrapa hapi i tretë që nga koha e Rilindjes. Përgjegjësit e kësaj periudhe janë të pranishëm në institucionet tona shkencore e ato qeverisëse. Po me një ndryshim. Nëse institucionet shkencore janë të ndërgjegjshme për qëndrimin që mbajnë, institucionet qeverisëse janë pasojë e boshllëqeve shkencore dhe mungesa e informacioneve  që kanë krijuar institucionet tona shkencore tek këta qeveritarë e shtetarë kur ata kanë qenë studentë.

 

ResPublica: - Çfarë thonë gjurmët arkeologjike mbi këtë temë? Sa e vjetër është Dodona?

Të dhënat arkeologjike mungojnë se tek Dodona e vërtetë nuk janë kryer gërmime. Burimet historike vërtetojnë një Dodonë 1500 vjeçare. Në kohën e Luftës së Trojës ajo ishte një faltore me famë të madhe, çfarë vërtetohet nga Lutja që Akili i drejton tempullit të Dodonës dhe Odisea që i drejtohet orakullit të Dodonës në një vajtje imagjinare. Në shekujt e IV-V në kohën e Krishtërimit, faltorja kthehet në kishë dhe Dodona bëhet qendër peshkopale e Epirit të vjetër. Nëse gërmimet do të ishin kryer tek Dodona e vërtetë, gjetjet arkeologjike do të kapnin, bashkë me krishtërimin, një periudhë dy mijëvjeçare (shek XIII-XII para Krishtit- shek VII-VIII pas Krishtit). Po ato çfarë janë gjetur në luginën e Carakovistës i përkasin një periudhë shumë të shkurtër. Sipas Dakaris, studiuesit të fundit helen që është marrë me Dodonën, ato i përkasin mesit të shekullit IV para Krishtit, kohë kur në Epir u krijuan institucionet e Lidhjes Epirote dhe përfundojnë në vitin 168 para Krishtit kur Epiri ra nën sundimin romak.  Pra gjetjet arkeologjike i përkasin një periudhë më pak se dy shekuj. Po edhe në këtë periudhë dy shekullore të ekzstencës së këtij qyteti, nuk gjenden gjurmë të Dodonës. Të gjitha gjetjet vërtetojnë se ky qytet ka qenë selia e Institucioneve epirote dhe vendbanim i të zgjedhurve dhe punonjësve të këtyre institucioneve, ashtu siç ishte Pasaroni selia e institucioneve mbretërerore dhe e mbretit.

 

ResPublica: - Mbi vendndodhjen e Dodonës edhe mes studiuesve shqiptarë ka dy qëndrime të kundërta. Nga buron kjo kundërshti midis tyre?

Deri tani, nëse veçojmë atë të Perikli Ikonomit, në vendin tonë nuk ka studime të mirëfillta për Dodonën. Studiuesit tanë janë mbështetës të tezës së Perikli Ikonomit për ata që mendojnë se Dodona ndodhet në Tomorin e Beratit dhe  mbështetës të tezës së Karapanos për ata që mendojnë se Dodona ndodhet në jugperëndim të Janinës. Të dy këto grupime aq sa janë të kundërt mbi vendndodhjen e Dodonës, janë të kundërt dhe në frymën që ata përcjellin, në qëndrimin që ata mbajnë ndaj autorëve të  antikitetit. Mbështetësit e tezës së Dodonës së Beratit besojnë tek autorët e antikitetit kur ata thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit dhe e përafrojnë me malin Tomor. Mbështetësit e tezës së Dodonës në rrethinat e Janinës nuk besojnë tek autorët e antikitetit duke  i cilësuar ata “të paqartë  dhe të dykuptimtë në thëniet e tyre” sepse veriun e Epirit as ata vetë nuk e pranojnë që të jetë në jugperëndim të Janinës.

 

ResPublica: - Kur autorët e antikitetit thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, pse e kundërshton Dodonën në malin Tomor?

Burimet historike vendosin në jug dhe lindje të malit Tomor fisin e Dasaretëve dhe në pjesën veriperëndimore atë të Parthinëve. Të gjitha këto burime i përmendin parthinët dhe dasaretët si fise ilire. Rrjedhimisht dhe mali Tomor, si mal që u përkiste këtyre fiseve, është në tokën e Ilirisë. Një mbrotjës i sotëm, i tezës së Dodonës në malin e Tomorit, duhet të gjejë një dëshmi nga autorët e antikitet që të thotë se Dodona ndodhet në tokën ilire apo në fisin e parthinëve dhe dasaretëve. Nëse  gjendet një dëshmi e tillë, ajo e fut malin e Tomorit si malin ku pretendohet Dodona. Po një dëshmi e tillë nuk ekziston. Dy janë argumentet e tyre që e pretendojnë Tomorin si malin e Dodonës: emri i malit i përafër me emrin Tomar dhe shenjtëria e këtij mali. Nisur nga emri i përafërt, ai që e pretendoi i pari Dodonën në malin e Tomorit ka qënë Pukëvili. Ai shkoi deri në fshatrat rrotull Tomorit dhe konstatoi se banorët e këtyre fshatrave i thërrisnin malit ende me emrin Timor. Pastaj solli si dëshmi autorët bizantinë që e quanin Tomorin me emrin Timor. Duke bërë lidhjen midis këtyre periudhave arriti në konkluzionin se ky mal nuk është quajtur ndonjëherë Tomar, rrjedhimisht nuk është as mali ku ka qenë Dodona. Argumenti i dytë se ky mal është i shenjtë dhe këtu duhet të jetë Dodona nuk qëndron, është në kuadrin e një opinioni dhe që një opinion të vërtetohet duhet të sillen prova, sepse me statusin e malit të Tomorit ka qenë Olimpi, Ida në afërsi të Trojës, Ida në Kretë etj, si male ku qëndronte Zeusi. Ata kanë qenë të shenjtë edhe pse ishin larg Dodonës.

 

ResPublica: - Pse e kundërshton Dodonën në jugperëndim të Janinës kur autorët e antikitetit e vendosin atë në Epir?

Dodona e Carakovistës nuk plotëson asgjë nga ato që thonë autorët e antikitetit. Ata thonë se Dodona ndodhet në shpat të malit Tomar, në luginën e Carakovistës qyteti i pretenduar si Dodona ndodhet në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë. Ata thonë se orakulli i Dodonës ndodhet ndanë një lumi, në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi. Ata thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, lugina e Carakovistës ndodhet në mes të Epirit. Ishte kjo mospërputhje e madhe që detyroi Karapanon dhe pasuesit e tij t`i shpallnin autorët e antikitetit “të paqartë e të dykuptimtë në thëniet e tyre”.  Po e keqja nuk qëndron tek ata që e formuluan këtë tezë, por tek studiuesit e sotëm që besojnë apo bëjnë sikur besojnë tek kjo tezë.

 

ResPublica: - Cilët janë ata që e mbështesin studimin tuaj dhe cilët e kundërshtojnë?

Kundërshtarët e studimit tim vijnë nga të dy këto grupime, por më të theksuar janë ata që mbeshtesin tezën e ekzistencës së Dodonës në jugperëndim të Janinës. Dhe kjo pritej prej tyre. Përderisa ata i shpallin “të lajthitur” autorët e antikitetit, pse të mos e mbajnë një qëndrim të tillë dhe ndaj meje. Do të veçoja qëndrimin që mbajti Akademia e Shkencave e Shqipërisë, siç përmenda më sipër, rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012). Se si e ka parë Dodonën Ismail Qemali, kur ajo ndodhej nën rrënoja, vetëm institucioni ynë shkencor mund ta thotë. Po kjo shpjegon nga ana tjetër dhe arsyen pse konkluzioneve të institucioneve shkencore të Shqipërisë nuk u referohen  institucionet  shkencore evropiane.

Mbeshtetësit e studimit tim në fillim kanë qenë disa dhjetra emra të njohur në fushat e tyre si: historianë e arkeologë, por edhe studiues e shkrimtarë që nuk kishin besuar deri atëhere në argumentet që silleshin qoftë për Dodonën e Janinës, qoftë për atë të Tomorit. Ata i shprehën mendimet e tyre në disa artikuj të botuar në shtypin e përditshëm që del në Tiranë. Topografia që japin autorët e antikitetit përputhet plotësisht me luginën e Dëshnicës, me rrënojat e qytetit antik mbi qytetin e Këlcyrës dhe kalanë antike sipër saj në shpat të malit Trebeshinë. Për të rritur interesin publik dhe atë shkencore botova disa dhjetra artikuj në shtypin e printuar dhe atë online, ku janë disa qindra komente në mbështetje të ekzistencës së Dodonës së vërtetë që është në rrethinat e Këlcyrës. Tashmë kam përfunduar dhe librin e dytë “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II” dhe pres të nisë një komunikim tjetër me lexuesin. Nga institucionet tona shkencore pres ta marrin seriozisht objektin e punës së për të cilin ato janë krijuar dhe paguhen nga shteti shqiptar.

 

Intervistoi: Leonard Veizi

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>M. Vrekaj</p><p>.....<span data-reactid=".9.1:5:1:$comment995672393784661_996329350385632:0.0.$right.0.$left.0.0.1.$comment-body.0.0" style="font-size: 12px; color: rgb(20, 24, 35); font-family: helvetica, arial, sans-serif; line-height: 16.0799999237061px; background-color: rgb(246, 247, 248);"><span data-reactid=".9.1:5:1:$comment995672393784661_996329350385632:0.0.$right.0.$left.0.0.1.$comment-body.0.0.$end:0:$text0:0">&nbsp;Karapanua ..nje nenpunes otoman.jurist ekonomist....pasi punoi si djalosh i ri ne bankat otomane dhe me ndihmen e bankierit grek Kristaq Zografos...(Babai i&nbsp;</span></span><span data-reactid=".9.1:5:1:$comment995672393784661_996329350385632:0.0.$right.0.$left.0.0.1.$comment-body.0.3" style="font-size: 12px; color: rgb(20, 24, 35); font-family: helvetica, arial, sans-serif; line-height: 16.0799999237061px; background-color: rgb(246, 247, 248);"><span data-reactid=".9.1:5:1:$comment995672393784661_996329350385632:0.0.$right.0.$left.0.0.1.$comment-body.0.3.0"><span data-reactid=".9.1:5:1:$comment995672393784661_996329350385632:0.0.$right.0.$left.0.0.1.$comment-body.0.3.0.$end:0:$text0:0">kryeminisrtrit..te vetshpallur te vorioepirit me 1914)..pasi beri ca para..dhe me lejen e autoriteteve otomane....vajti per aventura atje ne Carakoviste..jo per germime por per te vjedhur ne germadha apo tek faltorja qe i thone &quot;Orakulli&quot;Dodones te Zeusit si mbret i perendive....nxori shume relike objekte bronxi apo argjendi,idha ca ne muzeun kombetar grek,.shiti ca dhe per vete ..por asgjekundi ai nuk njihet per zbulimin apo percaktimin e Dodones..Asnje argument.per Carakovisten ne perendim te Janines...atje nuk ka as fushe perpara as,lume,as behet fjale per orakullin e Dodones ne lartesi ..thjesht jane ato objekte ne nje lartesi mesatare ne ate lugine mes maleve....pa kushedi dhe c&#39;dimer ben....E keshtu u be shume i pasur..kur Arta me 1881 kaloi si pjese e territorit grek edhe ai u be nenshtetas grek,deputet,tre here minister,ekonomie,Flotes,drejtesise,trashegoi dhe nje ciflik te madhe ate te Glifadhes buze detit qw ja stolisen Arvanitasit me vreshta e me peme,sot lagjia me e shtrenje e Athines...Dodonen greket i vune shigjetat vete dhe e percaktuane nga Zyrat thjesht se eshte nje faltore ,stadium amfiteater e ca ndertesa te tjera. Gjekundi nuk del qe Karpanos zbuloi Dodonen..Por me shume atje vodhi e shiti jashte greqise,ndimsi tij polakebre.Zigmund Manieko...ish vjerri Jorgo Papandreut te pare dmth gjyshi keti te sotmit...Ec perpara ...qendroju argumentave ne kerkimet e tua...dhe ne do te mbeshtetim..se Pse mos te jete Dodona nw Deshnice.....?</span></span></span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.