Indeksohen pensionet, rriten pensionet e veteranëve

Postuar në 22 Korrik, 2015 07:53

Qeveria mori sot vendim të indeksojë pensionet dhe të rrisë me 15,6% pensionet e veteranëve të Luftës. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, sqaroi sto se “599 364 pensionistë në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale, mbështetur në të dhënat e INSTAT”. Klosi shtoi se: “Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 që jetojne ne qytet, 145 800 që jetojnë në fshat dhe 32 800 pensione të parakohshme suplmentare, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit”. Për 6600 veteranë rritja është reale dhe shkon në 15,6%, shifër që sipas Klosit dëshmon se “qeveria ka vendosur të çojë në vend dinjitetin e atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë”.
k.f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.