ILDKPKI padit 17 zyrtarë dhe nëpunës për mosdeklarim pasurie

Postuar në 09 Korrik, 2015 06:21

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur penalisht 17 zyrtarë dhe nëpunës. Shkak për kallëzimin është mosdeklarim pasurie dhe ndaj të gjithëve janë marrë edhe masa administrative.
Të kallëzuarit janë:

– Ilir Kurti, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Brendshme;
– Anila Andoni Çili, për funksionin Drejtor, Ministria e Financave;
– Admirim Spahiu, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
– Adelina Zarka, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
– Petraq Çuri, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës;
– Andri Çota, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd;
– Astrit Marku, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Aleksandër Paja, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Armand Fida, për funksionin Doganier, Dega e Doganës Rinas;
– Ferdinant Kosti, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë;
– Erion Daçi, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat;
– Artan Vokshi, për funksionin Doganier, Dega e Doganës Tiranë;
– Luan Harusha, për funksionin Kryetar, Komuna Rrethinat, Shkodër;
– Seit Hyseni, për funksionin Specialist, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Flamur Sala, për funksionin Kryetar, Komuna Drenovë, Korçë;
– Aleksandër Myrtaj, për funksionin Drejtues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier;
– Oresti Vuçaj, për funksionin Drejtues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër;

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.