Iftari në avllinë e kryeministrisë, Artan Fuga: Shenjë e padijes fetare, bashkimi i fesë me shtetin duhet evituar

Postuar në 16 Korrik, 2015 07:09

Artan Fuga e quan shenjë të padijes fetare dhe kaosit kulturor pjesëmarrjen e klerikëve të besimeve të tjera në iftarin e Ramazanit të shtruar nga kryeministri Rama. Në një postim në facebook ai komenton edhe zgjedhjen e Edi Ramës për ta zhvilluar një rit fetar në avllinë e një institucioni publik siç është kryeministria.

“Tjeter eshte bashkepunimi, toleranca, mirekuptimi fetar midis feve te ndryshme. Keto jane shume mire dhe ka vend te zhvillohen. Por tjeter eshte perzjerja fetare, ngaterrimi i riteve te feve te ndryshme me njera tjetren, perzjerja e besimeve.

Kjo eshte shenja e padijes fetare, e siperfaqshmerise te besimeve fetare, shenja e kaosit kulturor. Dhe kjo misherohet kur nje klerik i nje feje merr pjese ne nje rit fetar te nje feje tjeter.

Keshtu edhe Dervishi do te shkoje t'i falet shen Merise, rabini do te shkoje te marre pjese ne perkujtimin e kryqezimit te Krishtit, etj.

Aq me pak ka vend qe ritet fetare te behen ne institucionet e shtetit, jo per gje, por jep shenjen e bashkimit te fese me shtetin qe duhet evituar.

(Kjo per te sqaruar miqte e kesaj faqeje dhe ulur pasionet e kota)”-shkruan Fuga

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.