I nxehti afrikan i Tiranës shoqërohet me mungesën e ujit të pijshëm. Ndërprerja e energjisë në stacionin e Qafë­-Mollës, do nxjerrë nga funksioni stacionin e pompimit

Postuar në 25 Korrik, 2015 05:13

Tmerr në ditët e të nxehtit afrikan. Megjithatë temperaturat e larta në Tiranë nuk do të jenë shqetësimi më i madh për kryeqytetasit, por mungesa e ujit të pijshëm. Prej ditësh situata e furnizimit me ujë paraqitet problematikë në disa zona të Tiranës, por për 24 orë mungesën e ujit të pijshëm do të vuajë gjysma e qytetit. Qytetarët tashmë duhet të marrin masa që të paktën për 24 orët e ardhshme të sigurojnë ujin e pijshëm. Sipas një njoftimit të drejtorisë së Ujësjellës­Kanalizime Tiranë, shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm do të bëhet ndërprerja e energjisë në stacionin e Qafë­Mollës. Sipas UKT, ndërprerja e energjisë elektrike që është parashikuar të bëhet nga OST, do të nxjerrë jashtë funksioni për 24 orët e ardhshme stacionin e pompimit në Qafë­Mollë, i cili është edhe burimi kryesor i furnizimit me ujë në Tiranë. Si pasojë gati gjysma e kryeqytetit do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.