Histori/Rusi, disa ekspertë mendojnë se Car Aleksandri I u dorëzua murg dhe vdiq 82 vjeç. Ai u kanonizua si Fjodori i Tomskit më 1984

Postuar në 26 Korrik, 2015 09:35

Mediat në Rusi njoftojnë për një lajm sensacional që lidhet me Car Aleksandër I. “Rossiyskaya Gazeta” dhe “Gazeta.ru” shkruajnë se grafologët kanë arritur në përfundimin se shkrimi i Car Aleksandër I, është identik me atë të Fjodorit të Tomskit, një murg i kanonizuar nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 1984. Rrjedhimisht, grafologët deduktojnë se Fjodor Kuzmich, ose Fjodori i Tomskit, është Car Aleksandër I. Sipas mediave ruse, kjo është një histori që shoqëroi vdekjen e papritur të Carit më 1825, saktësisht më 1 dhjetor, zyrtarisht si pasojë e një të ftohti, e më pas tifoje që e kapi atë gjatë një vizite në Jug të Rusisë. Sipas këtij miti, Cari inskenoi vdekjen e tij për t’iu dorëzuar jetës fetare, bashkë me bashkëshorten, Elisabeta Aleksejevna, shkrimi i së cilës, sipas të njëjtëve grafologë, përkon me atë të një murgeshe: Vera Molçalnica. Ka një sens historik në këtë ngjarje, pasi Cari ishte ai që nxiti Aleancën e Shenjtë pas rrëzimit të Napoleonit, me besimin se revolucionarët kërcënonin vlerat morale kristiane. Në shekulli e 20-të, Duka i Madh, Nikollai Mihajlloviç, biograf i tij, urdhëroi krahasimin e shkrimeve të Aleksandrit I dhe Fjodorit të Tomskit, por deklaroi se ato ndryshonin. Sot ekspertët dalin në përfundim krejt të kundërt. Fjodori i Tomskit vdiq 82 vjeç, kurse Cari 47 vjeç. Nëse kjo dalje nga skena do të rezultojë e vërtetë, mund të thuhet se jemi përballë një trilli të historisë. Ikja e Aleksandrit më 1 dhjetor 1825 i hapi rrugë një konflikti për fronin mes Konstandinit dhe Nikollës I, që çoi mandej në revoltën e Dekabristëve, aq shumë e referuar si pararendëse e frymës revolucionare.
http://rbth.com/arts/2015/07/24/tsar_alexander_i_may_have_se...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.