Halimi flet për ndryshime kushtetuese, gjë që ka të bëjë me reformën në drejtësi: Nuk luftohet korrupsioni në drejtësi me thirrje jakobine

Postuar në 24 Korrik, 2015 12:55

Ndryshime Kushtetuese për hir të reformës në drejtësi. “PD do dalë me paketë të plotë të amendimeve Kushtetuese që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese në Këshillin e Lartë të Drejtësisë me qëllim që ky Këshill të jetë më eficent dhe i pavarur nga politika, me qëllimin që çështjen e procedimit disiplinor të mos e ketë vetëm ministri i drejtësisë, me alternativën kushtetuese që ministri i Drejtësisë dhe Presidenti i Republikës të mos jetë pjesë e këshillit të lartë të drejtësisë gjatë emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve”. Kështu është shprehur  Eduard Halimi, nënkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi.

Në një prononcim për “News24” Halimi, thotë se është menduar një platformë dhe për rritjen e llogaridhënies së Gjykatës së Lartë. “Kemi një platformë që do e adresojmë në ditët në vijim që ka të bëjë me rritjen e llogaridhënies së kësaj gjykate. Për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë duhet të implimentojmë instrumente kushtetuese që të japin llogari në punën e tyre në luftën ndaj krimit edhe korrupsionit. Nuk luftohet korrupsioni në drejtësi me thirrje jakobine. Serioze është kur bën një draft kushtetues, dhe thua se unë do largoj gjyqtarët e korruptuar dhe kjo bëhet përmes skanimit të punës së tyre”, sqaron Halimi.

Ekspertët e djathtë, iu bashkuan punës pasditen e së enjtes. Synimi është që e gjithë puna të përfundojë në vjeshtë, ndërsa pas për hir të reformës në drejtësi ligji themeltar i shtetit do të ndryshojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.