Halimi deklaron se PD ka gati një paketë kushtetuese për reformën në drejtësi: Do synojë mirëfunksionimin e sistemit

Postuar në 23 Korrik, 2015 03:05

Deputeti demokrat, Eduard Halimi tha në një intervistë për “Ora News”se opozita ka gati një paketë ndryshimesh ligjore, që do të synojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë. “Sistemi i drejtësisë duhet të dalë nga statusquoja dhe qëllimi kryesor i reformës duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit në sistemin gjyqësor, si dhe mbajtja larg nga kapja e sistemit gjyqësor. Ka patur propozime konkrete për ndryshimet kushtetuese përsa i përket funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të ndryshojë në funksionin e vet. Ne sot kemi dy inspektorate, inspektoratin në Ministrinë e Drejtësisë dhe inspektorat në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Propozimi i Partisë Demokratike është ngritja e vetëm një inspektorati, i cili duhet të jetë larg qeverisë, që qeveria të mos ketë mundësi t’iu bëjë presion gjyqtarëve. Ky inspektorat duhet të jetë i fuqishëm. Duhet të kemi një inspektorat jo me 10, por me 30 apo 40 inspektorë të mirëformuar, të mirëpaguar, të cilët të analizojnë dosjet e 340 gjyqtarëve dhe t’u japin qytetarëve shqiptarë panoramën se sa nga këta 340 gjyqtarë janë të ndershëm dhe sa nga këta janë të korruptuar. Pastaj do të ketë përsëri një reformë kushtetuese edhe për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse anëtarët e tij duhet të funksionojnë me kohë të plotë në mënyrë që të bëhen mbledhje të shpeshta”, – thekson Halimi.

Sipas tij, materiali që do të përgatitet nga inspektorati për kontrollin e gjyqtarëve, duhet që të përpunohet, të analizohet dhe qytetarët të shohin nëse u bë kontrolli në gjykatën “x” në gjykatën e Tiranës në të cilën ka 100 gjyqtarë, të dinë që nga këta 100 gjyqtarë, sa janë “x” gjyqtarë të ndershëm apo “x” gjyqtarë me probleme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.