Guvernatori Sejko takim me ambasadorin e Greqisë, Rokanas: BSH mbështetje sistemit bankar, përfshirë dhe bankat me kapital grek

Postuar në 03 Korrik, 2015 10:43

Banka e Shqipërisë i ka mundësitë që në rast të thellimit të krizës të ndihmojë jo vetëm sistemin bankar sendas, por dhe bankat me kapital grek. Guvernatori, Gent Sejko, ka takuar sot Leonidas Rokanas, ambasadori i Greqisë në Tiranë. Njoftimi ng Banka e Shqiperisë thotë se biseda u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe në fushën ekonomike, në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Greqi. Sejko e njohu ambasadorin grek në Tiranë, me rolin e rëndësishëm që luajnë bankat shqiptare me kapital grek në sistemin financiar shqiptar. Këto banka, për më shumë se dy dekada, kanë qenë aktorë të rëndësishëm në mobilizimin e kursimeve të popullatës dhe kanalizimin e tyre në financimin e ekonomisë. Aktualisht, ato gëzojnë gjendje të shëndoshë financiare, likuiditeti dhe kapitalizimi. Banka e Shqipërisë shpreson që në të ardhmen e afërt bankat shqiptare me kapital grek do të kthehen përsëri në parametrat historikë në lidhje me kreditimin e ekonomisë. Guvernatori, siguroi ambasadorin Rokanas se Banka e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje të plotë për sistemin bankar shqiptar, përfshirë dhe bankat me kapital grek. Ata diskutuan dhe mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe kryesisht, në fushën e sistemit financiar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.