Grusht rektorit të universitetit të Vlorës, agresori pinjoll i “oxhakut Cakrani”

Postuar në 06 Korrik, 2015 05:49

Një person e ka goditur me grusht rektorin e Universitetit të Vlorës Albert Qarri, në sallën e teatrit “Petro Marko”, ku do të organizohej një aktivitet ku i ftuar ishte edhe presidenti Bujar Nishani. Efektivët e Gardës kanë neutralizuar agresorin Kujtim Cakrani, por e kanë lënë më pas të lirë. Cakrani e ka fyer dhe më pas e goditi rektorin. Policia e ka shpallur në kërkim. Cakrani që i vë emrit të tij titullin e avokatit, është pasardhës i familjes së Cakranëve të Mallakastrës dhe disa herë në shtyp u ka bërë avokatinë paraardhësve të tij të njohur. Vetë rektori tha pas kësaj ngjarjeje se personi që e ka sulmuar është me precedentë penalë. Qarri është sulmuar apo dëmtuar edhe herë tjetër, me djegie makinash por edhe tentativë për t’i djegur shtëpinë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.