Google sjell projektit "Loon"

Postuar në 17 Qershor, 2014 06:40

 

Vitin e kaluar Google njoftoi se ka gjetur një zgjidhje interesante për zonat rurale ku është e vështirë për të përhapur internetin. Ka ardhur koha që dhe në këto zona të ketë internet. Sjellja e projektit Loon nga Google vjen si një zgjidhje për këtë gjë.Për këtë projekt u fol për rreth dy vjet rrjesht.Google mendon që ka ardh koha që ky shërbim do të vendoset në përdorim. Janë bërë shumë ndryshime, është punuar shumë për të sjell dicka më të saktë dhe të sigurt . Në ndryshim nga viti i parë balonat që sjell ky projekt janë përmirësuar në mënyrë të dukshme. Balonat janë në gjendje të lëshojnë lidhje me shpejtësi që luhatet rreth 22 MBps (176 Mbps) ne toke, dhe 5 MBps (40 Mbps) tek pajisjet mobile, dhe këto shpejtesi ka të ngjarë të ulen në mënyrë drastike me rritjen e numrit të përdoruesve dhe pajisjeve në rrjet.

Google shprehet që ka akoma nevojë për tu përmirësuar. Duhen të mbahen rreth 100 balona  në ajër në të njëjtën kohë dhe në një lartësi mesatare për 100 ditë.

Google gjithashtu lë të kuptohet se projekti Loon do të jetë në ndihmë për të gjithë  njerëzit jo vetëm në vendet e pa zhvilluara po dhe në vendet e zhvilluara dhe të qyteteve të mëdha. Është e paqartë pikërisht kur projekti do të mund të shkojnë nga eksperimenti në vendosjen, edhe pse Google lë të kuptohet se  ky projekt do të vihet zbatim në një të ardhmen të afërt.

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.