Gjykata e Apelit i hap rrugën testimit, 5600 infermierë në konkurs. Pritet të testohen dhe të gjithë mjekët

Postuar në 19 Korrik, 2015 07:40

 Pas vendimit të Gjykatës së Apelit fillon zbatimi i konkursit ku në 24 korrik rreth 5600 infermierë në vend do të testohen. Pas infermierëve, shumë shpejt pritet të testohen të gjithë mjekët, kryesisht ata të familjes. Ndonëse ky testim u kundërshtua fort si nga bluzat e bardha, të cilët u përfshinë në protesta, ashtu dhe nga Urdhri i Infermierit, të premten e javës që vjen infermierët do t’i duhet të kalojnë këtë provë.  Ka qenë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili i ka hapur rrugë zhvillimit të testimit pas padisë së bërë nga Urdhri i infermierit. Testimi do të nisë si fillim me infermierët e materniteteve për të vijuar më pas me infermierët e shërbimit të urgjencave. Radha e testimit është parashikuar të vijojë me infermierët e spitaleve e më pas me ato të qendrave shëndetësore. Të paktën ky është udhëzimi i dalë nga Ministria e Shëndetësisë, i cili u është shpërndarë drejtuesve të këtyre institucioneve shëndetësore. Pas shpalljes se vendimit nga Gjykata e Apelit, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pati deklaruar se do të rishikohej fondi i pyetjeve i hartuar nga grupi i punës. Beqaj ka deklaruar më parë se testimi nuk do të cenojë vendin e punës për askënd, por do të shërbejë si orientues për të hartuar programet e edukimit në vazhdim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.