Gjinushi mban shpresa se Rama do ta ftojë në bashkëpunim për zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa shprehet se për lokalet ka pasur një firo të votave të majta të cilat kanë ardhur nga Jugu

Postuar në 04 Korrik, 2015 02:41

Skënder Gjinushi analizon zgjedhjet vendore dhe rezultatin e dalë prej tyre. Sipas tij, votë politike duhet të konsiderohet vota për kandidatët, ku mazhoranca ka marrë 150 mijë vota më pak sesa në zgjedhjet e 2013. Gazeta “Mapo” ka realizuar një intervistë ku shkruan se kreu i PSD, një prej aleatëve më të vjetër të socialistëve kandidoi më vete në 21 qershor, duke treguar se edhe jashtë trenit me 38 vagonë të Ramës mund të ketë votues që zgjedhin karrocën e vogël të Gjinushit. Arsyen, profesori i matematikës e gjen te pakënaqësia e njerëzve për reformat antisociale dhe te majtizmi i forcës së vet. Pas analizës për rezultatin e 21 qershorit, ai parashikon se Rama në 2017 do ta afrojë PSD në koalicion, sepse u provua që edhe jashtë koalicionit ajo mbeti parti e tretë. “Rezultati është pak a shumë i pritshmi, me një dominancë ndoshta edhe surprizuese në kuptimin e fitimit të bashkive, por po të analizosh pastaj votat, kupton që ka një firo në pjesëmarrje, ku firoja në pjesëmarrje gjithnjë si rregull lokalet kanë një pjesëmarrje më të ulët se parlamentaret. Por firoja vjen edhe për shkak të asaj që thamë më lart, pra edhe një konsum ose një rritje pakënaqësie që vjen veçanërisht brenda së majtës si rrjedhojë e qeverisjes dyvjeçare. Po të shohim, kjo pakënaqësi ose mospjesëmarrje është më e theksuar ose më saktë krejtësisht në jug”, thotë Gjinushi për gazetën “Mapo”.

 

http://www.mapo.al/2015/07/gjinushi-firoja-e-votave-te-majta-vjen-nga-jugu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.