Gjendje alarmante në QSUT, pacientët marrin çarçafë nga shtëpia. Drejtuesit: Ka mbaruar afati i tenderit për lavanterinë

Postuar në 17 Korrik, 2015 09:48

Pacientët marin çarçafë nga shtëpia për shtretërit e spitalit. Kjo situate ka rreth një muaj qe është prezente ne te gjitha repartet e spitaleve te QSUT. Madje kur nevojitet qe ndërrimi i çarçafëve te behet me shume se dy here ne jave, duhet firma e shefit te pavionit. Në një kronikë të trasmetiar nga “Vizion Plus” thuhet se familjaret e pacientet ankohen për kete shërbim, duke shprehur friken nga sëmundjet bakteriologjike qe mund te marrin. Jashtë kamerës mjeket shprehen se higjiena, sidomos tek reparti i kirurgjisë është shume e nevojshme, dhe se reduktimi i shpenzimeve per kete shërbim përben nje skandal, pasi pacientet janë te detyruar te marrin çarçafët nga shtëpia. Procesi i prokurimit per këtë shërbim është hapur qe ne dhjetor te 2014, por tenderi ka dështuar disa here. Te pyetur nga “Vizion Plus”, përfaqësues te drejtorisë se QSUT-se, thonë se megjithëse ka mbaruar afati, tenderi i lavanterisë në bazë të marrëveshjes se kontratës është shtyre, derisa te vij një firme tjetër. Te gjitha shërbimet ne qendrën spitalore nga parkimi, e deri tek furnizimi me pajisje e medikamente është dhënë me prokurim publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.