A. Fuga: "Projektligji "Për Arsimin e Lartë", antikushtetues dhe bie ndesh me të drejtat e njeriut"

Postuar në 13 Korrik, 2015 12:46

Artan Fuga vijon edhe sot të komentojë projektligjin "Për Arsimin e Lartë", duke nënvizuar madje antikushtetueshmërinë e tij. "Une them me bindje te plote dhe jam gati ta argumentoj para cdo gjykate speciale apo ushtarake se projektligji per arsimin e larte i paraqitur nga ai komisioni i eksperteve eshte :
krejtesisht ne kundershtim me kushtetuten tone,
krejtesisht pa logjike juridike, plote me kontradikta thelbesore juridike
dhe ne kundershtim me te drejtat e njeriut. Aprovimi i tij do te ishte nje turp per ne si universitare, per ata si deputete, dhe per vete qeverine, per shkak te nivelit te ulet kulturor dhe juridik qe ai paraqet. Te gjitha palet meritojme me shume.
Perndryshe studentet e juridikut do ta mesojne ligjin per arsimin e larte si rast studimor ne seminare sesi nuk duhet bere nje ligj.
Kjo ka ardhur, nder te tjera, edhe sepse personi qe e ka redaktuar nuk ka asnje kulture juridike dhe shkruan cfare i vjen ne mendje.
Por, cfare kusuri kemi ne te tjeret qe ne kete vape te gjithe te merremi me kete rast studimor e te harxhojme kohen tone...Nuk ka asnje zgjuaresi apo trimeri ne keto qe shkruaj. Eshte njesoj sikur te mos thuash se 2 plus 2 bejne 4", shkruan Fuga në profilin e tij në "Facebook".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.