A. Fuga: “60% e elektoratit merr 97% të bashkive. Demokracia lokale është dëmtuar. Balancat mes vullnetit elektoral dhe rezultatit janë shprishur”

Postuar në 29 Qershor, 2015 04:59

E majta fitoi në shumicën e njësive vendore. Artan Fuga mendon se në fitoren e fundit ka një shpërpjestim elektoral që buron nga ndarja e re elektorale. “Mediat raportojne se 59 nga 61 bashkite dhe komunat u fituan nga njeri koalicion, nuk ka rendesi per ne si qytetare se nga cili prej tyre. Njeri do fitonte. Pra ta zeme 97 perqind te komunave dhe bashkive zoterohen nga njera pale. Nderkaq ta zeme se afersisht ky koalicion ka marre 60 perqind te elektoratit qe ka votuar. Cekulibrimi eshte i madh. Me 60 perqind te votuesve merr 97 perqind te bashkive dhe komunave. 30 - 40 perqind diference. Balancat mes vullnetit elektoral dhe rezultatit jane shprishur. E dini perse ka ndodhur? Sepse sipas reformes territoriale u zgjeruan territoret e bashkive dhe u cenua pluraliteti i vullnetit te votuesve sipas rajoneve dhe zonave me te ngushta. Defekt i madh qe duhet ta beje te mendoje legjislatorin. Demokracia lokale eshte demtuar mjaft. Pushteti lokal dhe elektorati jane distancuar edhe me shume artificialisht”, shkruan Fuga në profilin e vet në “Facebook”.
s.z

Comments

Submitted by jo (not verified) on

sjane 59 nga 61. ska fituar vetem 2 e djathta. ka fituar dicka te 14. e majta i bie te kete fituar diku te 77% te bashkive, nqs e djathta ka fituar 14 (me duket dy tri me shume max). keshtu qe analiza nuk vlen.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Truri i Prof Fuges ka ik ne drejtim te paditur. Ka disa shkrime rresht qe flet percart fare. Shkrimet e tij jo vetem qe kane humb filozofine, por edhe sensin logjik. Ndonje dite do i shkruaj Obama-s, qe nuk ke turp qe me me pak e 55% te votave te amerikaneve ke zaptuar 100% te Shtepise se Bardhe.

Te nderuar pronare dhe redaktore ne media. Kini meshire per Z. Fuga dhe mos i botoni me shkrime.  Kemi deshire ta mbajme mend si nje intelektual me vlera, me gjerat e zgjuara dhe te pazgjuara qe ka thene ne vite, por gjithmone aktiv ne te mire te shoqerise.

Nuk duam ta kujtojme per te rrjedhurin qe po behet tani.

Submitted by Arben (not verified) on

Ehhhh... Enveri ishte king! Ai fitonte 100% dhe jo si keto bijte e tij ... vetem 97%! Ishalla heren tjeter arrijne 100%!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.