FMN e padëshiruar në Greqi, negociatat vetëm me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane

Postuar në 24 Korrik, 2015 03:21

Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane pritet të nisin negociatat në Athinë, mbi një paketën e re shpëtimit për Greqinë. Abc News raporton se vendimi për rifillimin e negociatave u mor menjëherë pasi parlamenti grek miratoi edhe një grup të ri reformash, duke u gdhirë e enjte.Marrëveshja për paketën me vlerë 86 miliardë euro, synohet të dakordohet brenda tri javëve të ardhshme.
Që të plotësohet treshja, priten edhe përfaqëusesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zëdhënësi i fondit, Garry Rice, tha se nuk është caktuar data e udhëtimit dhe se FMN pret një kërkesë zyrtare nga ana e Athinës, kërkesë që nuk është bërë ende.
Zëdhënësi shprehu gatishmërinë e FMN për të vazhduar mbështetjen ndaj Greqisë, por e kushtëzoi këtë me zbatimin e reformave të besueshme nga qeveria greke, si dhe garantimin e financimeve dhe lehtëasimin e borxhit grek nga ana e europianëve.
Gjithsesi, pjesëmarrja e FMN në negociatat për programin e ri të shpëtimit, është sanksionuar edhe në deklaratën e samitit të eurozonës të 12 korrikut.
Sa u përket negociatave të kreditorëve me qeverinë greke, objektivi është që ato të finalizohen deri më 12 gusht. Marrëveshja që do të arrihet duhet miratuar nga eurogrupi dhe pastaj nga disa parlamente të vendeve të eurozonës, deri më 18 gusht dhe të fillonte menjëherë disbursimi i transheve të kredisë së re.
Kjo do t’i ofronte Greqisë kapacitetet monetare që të shlyente një bond të BQE, me vlerë 3,2 miliardë euro që maturohet më 20 gusht.
l.m

Comments

Submitted by Neutrali (not verified) on

<p>FMN-ja per shtetet e vogela dhe te prapambetura eshte si vete fytyra e drejtueses se saj.Ajo te rjep barkut dhe kurrizit,me lug te ushqen me bishtin e saj te nxjerr syte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.