Fatos Tarifa: “Ligji “Për arsimin e lartë” është shumë i mirë”. Prova? “Atë po e shan Kastriot Islami”

Postuar në 25 Korrik, 2015 09:33

Fatos Tarifa shkruan sot një opinion në gazetën “Mapo” që i shtohet debatit për ligjin e sapomiratuar “Për arsimin e lartë”. Opinioni i Tarifës polemizon me Kastriot Islamin, për të cilin Tarifa nuk i kursen sulmet. “Lexues të nderuar! Vini re! Ligjin për arsimin e lartë po e “kritikon” e po shan K. Islami, politikani shqiptar më obskur, më i dështuar e më famëkeq në çerekshekullin e fundit...Për shkak se ai ka dështuar në çdo sipërmarrje akademike e politike, në të cilën është angazhuar deri më sot, mund të thuhet me plot gojën se, nëse K. Islami e kritikon sot ligjin për arsimin e lartë, kjo është një tjetër provë se ky ligj është shumë i mirë. Shqetësim do të ishte nëse Islami e përkrahte këtë ligj, pasi, në atë rast, askush nuk do të besonte në risitë, në vlerat dhe në rëndësinë e këtij ligji. Sepse, si mundet që dikush t’i besojë një “profesori” fizike, i cili, për njëçerek shekulli, nuk ka hyrë asnjëherë në një laborator, nuk ka bërë kurrë një studim, nuk ka botuar kurrë një artikull, ose një libër në atë fushë, nuk ka dhënë për vite me radhë një orë mësimi në universitet? K. Islami mund të jetë çdo gjë publike, por jo një figurë publike ose një zë publik që mund të dëgjohet e të besohet”, shkruan ndër të tjera Tarifa.
s.z

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

Nuk me duket se Fatos Tarifa te kete qullosur ndonje gje me mire se Kastriot Islami prandaj nese perdorim logjiken e tij mund te themi se nese ligjin e mbron Fatos Tarifa, pedagog tek Henri Cili, ai eshte i deshtuar.

Submitted by Samir (not verified) on

Pa hyr ne brendesi te debatit, dua te them qe sigurisht qe Tarifa ka kontribuar ne shkencat politike. Per kete mjafton te besh nje kerkim te shpejte ne Google.
Dikush mund te thote dicka qe nuk me pelqen, por kjo nuk i jep te drejte askujt te fyeje gjithcka qe ka lidhje me atë. Mendoj se kjo vlen edhe per Tarifen qe e "nxin" Islamin.

Submitted by vali (not verified) on

<p>Hajduti Fatos.. sharlatani i gjithe kryeministrave.. turpi i arsimit shqiptar- enverist, hajdut... e plot te tjera</p>

Submitted by Zogu (not verified) on

<p>Tarifa ngelet nje njeri negativ. Nuk e kuptoj c&#39;lidhje ka ligji per arsimin e larte me sulmin e paprecedent qe ben ndaj Kastriot Islamit duke perdorur ato fjale te uleta prej rrugaci. Nuk po permend historite e tij si ambasador, por vete fakti qe eshte kthyer ne Tirane duke mos qene ne gjendje qe te gjeje nje pozicion kerkimi apo akademik ne SHBA ku ka mbaruar shkollen, sic kane bere shume te tjere, tregon qe eshte nje humbes i madh. Kam lexuar shkrimet e Tarifes per reformen e arsimit te larte dhe ne ato shkrime ai merret me teper me historite pa lidhje te Luigjit te XIV se sa per ceshtjet aktuale. Ngelet nje llafollog i pandreqshem. Sigurisht qe po tmos ishte ndryshuar sistemi, Tarifa do ishte pjese e kupoles. Zot na ruaj. Amin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.