Familjarët e 17-vjeçarit të vrarë Ismail Luli u sulen makinave të vrasësve gjatë shoqërimit nga policia (Video)

Postuar në 22 Korrik, 2015 11:34

Reagimi i familjarëve, por dhe i banorëve të qytezës së Sant’Anxhelos në Vado, në Pezaro të Italise,  ishte i ashpër kur mësuan se dy të rinj shqiptarë ishin vrasësit e shqiptarit tjetër  17 vjeçar, Ismail Luli.  Igli Meta është autor i krimit. Mario Mema, bashkëpunëtor i tij.  Viktima sipas policisë italiane- ishte ftuar nga dy shqiptarët e tjerë për t’u larë në lumë dhe e kishte pranuar ftesën pas asnjë dyshim. Në lumë kanë shkuar me makinën e Igli Metës. Sapo kanë zbritur, ka nisur agresioni. Duke qenë më i madh në trup se ata, 1 meter e 80 centimetër i gjatë, agresorët e kanë goditur në befasi, fillimisht në kokë dhe më pas Igli Meta i ka prerë fytin me thikë.

Mesazhi i fundit i zbuluar në celularin e 17 vjeçarit të vrarë, është dërguar të djelën në orën 16.00, pra me datë 19 korrik, pikërisht kur e ema e Ismailit denoncoi zhdukjen. Në mesazh shkruhej: “Do të nis një jetë të re. Po shkoj në Milano. Mos më kërkoni”. Për hetuesit është e njëjta dorë që edhe e ekzekutoi të riun, ajo qe ka çuar mesazhin, një përpjekje për të shfokusuar hetimet dhe vonuar kërkimet.

l.m

14eb562f30ee7f-05_0 by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.