Drogë "anembanë" Parlamentit. Opozita zbulon dy të droguar te mazhoranca: Ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin

Postuar në 23 Korrik, 2015 09:44

Një marrëveshje bashkëpunimi mes ShBA dhe Shqipërisë në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës, është bërë shkak për shkak për debate në Parlament. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se financimi prej 7 milionë dollarësh që jep Departamenti Amerikan i Shtetit, është një gjë e mirë. Mirëpo për opozitën kjo dëshmon se Shqipëria është bërë burim i furnizimit me drogë. Siç mund të pritej, në krye të akuzave qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, që e cilësoi Tahirin “shtylla e krimit”. Ai ka kaluar në një tjetër akuzë-thashethem: sipas Berishës, pas Xibrakës, “Hakmarrja për Drejtësi”, ka kërcënuar ministrin e Brendshëm. Ku fillon e ku mbarone vërteta në këtë rast?
Debati ka rrëshiqtur edhe në akuza banale. Berisha tha se Tahiri ka pamjen e një të droguari. Madje ai “ka shkuar deri në suicid”, se ai është bir trafikantësh, mik me Shullazin etj.. Një tjetër i droguar i zbuluar nga opozita në Parlament, është kryeministri Edi Rama. Ka qenë Edi Paloka që e ka nënvizuar këtë gjë, që ka thënë edhe disa gjëra që vështirë të kuptohen: “E ka art qejfin e krruajrjes ky. Dhe meqë do të ofendojë se i duket vetja i zoti kur bën ofendime të holla se sot ja kuptuan pak këta se nuk qeshën të gjithë siç e kanë urdhrin kur bën batuta kryeministri. Unë nuk jam i droguar se do të më dridheshin duart dhe do zverdhesha siç të ndodh ty kur del nga banja. E sa për atë që the për mua zotëri je i vetmi kryeministër që del këtu në mungesë respekti të të gjithë deputetëve flet vazhdimisht për zorrën e trashë siç bërë pak a shumë dhe sot. Sot fole për gojën, ti këto punë i di mirë se ti vërtet siç ke thënë atë e ke të lidhur direkt me gojën. Prandaj mua nuk më bën përshtypje si disa pse më fyen, ti e ke të lidhur dhe atë që bën me gojën dhe me zorrën e trashë, ti i bën nga të dyja krahët. Nëse nuk e kuptove çfarë të thash kaq e kam nivelin e inteligjencën”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Vallë ç’kuptim ka kjo?
k.f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.