Dritan Hila shkruajti një status, gazeta “Shekulli” përgjigjet me një editorial: “Sarandën e betonizoi Saliu”

Postuar në 28 Qershor, 2015 09:32

Dritan Hila qëlloi kësaj radhe aty ku duhet. Një status në Facebook për Sarandën që duket si psikiatri betoni, siç thoshte dikur Maks Velo dhe, deputeti i qytetit Koço Kokëdhima, reagoi. Këtë detyrë e ka marrë opinionisti i gazetës “Shekulli”, Arben Rrozhani, i cili shkruan sot se “po”: “Saranda e meritoi Florjanën dhe Rilindjen”. Natyrisht që e meritoi, përderisa i dha votën, por kjo çështje nuk lidhet me kryetaren e re të Bashkisë, për të cilën duhet thënë se shumëkush në qytet ka një mendim pozitiv. Mirëpo opinionisti i “Shekullit” hyn edhe në detaje, të cilat me sa duket Kokëdhima është i interesuar t’ia bëjë me dije opinionit publik. “Kjo ishte rrumpalla që na la peshqesh Sali Berisha, dashnori numër një i bathorizimit dhe betonizimit të Shqipërisë, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. Tentakulat e betonit, nën qeverisjen e tij, u shtrinë dhe në qytezën e Ksamilit, për ta rrënuar përfundimisht edhe këtë pjesë ende të paprekur në shumë pjesë. Por ka lënë litarin jashtë. Nën qeverisjen e tij, me gjyqtarët e tij, me pronarët e sajuar prej kastës së tij, i janë rrëmbyer kësaj zone, tashmë pjesë e bashkisë së re, plot 137 hektarë tokë, gjoja si prona e Komunitetit Bektashian dhe gjyqtarët e blerë të qeverisjes së rrëzuar po bëjnë çmos që të mos e lëshojnë, në duart e komunitetit”, thotë Rrozhani. Do ishte interesante për publikun që të merrte vesh se të kujt janë disa nga vilat që janë ndërtuar buzë detit në rrugën nga Saranda në Kanalin e Çukës. Sikurse do të ishte interesante që të zbardhej plotësisht e vërteta e çështjes së komunitetit bektashian dhe pronave të tij në Ksamil, të kthyera nga qeveria e shkuar, që ishte një qeveri koalicioni. Së dyti, Sali Berisha mund të thuhet se ka shumë pak dorë në atë që ka ndodhur në Sarandë, jo vetëm sepse të ardhurit aty dhe zgjerimi pa kriter i qytetit, mbajnë firmën e një tjetër politikani, por sepse në një plan të përgjithshëm do të duhet të pranojmë se është tjetër kush “babai” i betonizimit. Bathorizimin “po” e ka cikluar Sali Berisha. Natyrisht nuk ka çfarë të bëjë më aty as Florjana Koka, e cila e siguroi fitoren me votat ne Ksamil dhe në lagjen “Baba Rexhep” që banohet nga të ardhur pas viteve ’90 dhe Jo në qytetin e Sarandës, dhe as Kreshnik Bozho. Mbetet për t’u parë çfarë do të bëjë Kokëdhima, pasi ai është në realitet kryetari i ri i Bashkisë së Sarandës, zonë ku ai fitoi 100%.
s.z

Comments

Submitted by Natyralisti (not verified) on

Po per kanabisin çfare do na beje Koço kanabisi.A do ti tjetersoje gjenomat shqiptare me anen e narkotizimit masiv legal dhe mutacioneve respektive te neuroneve dhe te qelizave haploide dhe diploide.Koço gjenetisti,biokimisti human dhe narkoman,mund te shikoj indiciet e para tek ngjarjet e fundit ne lazarat."Perpara per legalizimin dhe liberalizimin e narkomanise,nga fitorja ne fitorje"."Fundja leku dhe partia mbi te gjitha" "Sëmundjet,mutacionet dhe vitaliteti kombetar,kane punen e tyre"."Rinia dikur krahu i djatht i partise,sipas ish-sekretareve te rinise", sot jemi tjater,jemi ne "demokraci",jemi "pisnesmene'.Urra.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.