Drejtoresha e re e Doganave “del” nga Ministria e Brendshme. Behushi ka drejtuar shërbimet mbështetëse në MB

Postuar në 07 Korrik, 2015 10:11

Ministria e Brendshme “prodhon” drejtoreshën e re të Doganave shqiptare, Pranvera (Fagu) Behushi, e cila zëvendëson Elisa Spiropalin. Behushi ka drejtuar sektorin e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Brendshme. Vendimi për emërimin e Behushit në krye të Doganave është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që e komanduar në krye të Doganave ishte zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj. Performanca e dobët e doganave ka qenë një nga momentet më të diskutueshme financave të qeverisë Rama, së bashku me tatimet. Edhe në këtë sektor përflitet për ndryshime të afërta në kupolën drejtuese.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.