Dokumentacioni i kërkesave të mbylljes së bizneseve “ka humbur për shkak të sistemit të ri”, qindra subjekte që prej një viti presin përgjigje, duhet të fillojnë gjithçka nga e para. Arsyeja e vërtetë…

Postuar në 20 Korrik, 2015 14:37

Biznese që kanë kryer procedurat e mbylljes që një e dy vjet më parë, duke nisur nga kërkesa për mbyllje e deri tek shlyerja e detyrimeve të përcaktuara me ligj, por që së fundi rezultojnë se nuk kanë asnjë dosje në degën e tatimeve të Tiranës. Këto ditë rradhë të gjata janë krijuar në degën e QKR pranë bashkisë së kryeqytetit, pasi subjekte që mendonin se e kishin kopsitur dokumentacionin dhe prisnin përgjigjen e fundit, kanë marrë lajmin se “për shkak të sistemit të ri”, dokumentet e tyre nuk figurojnë asgjëkundi. Rreth dyqind kupona të pritjes në rradhë ishin shënuar vetëm brenda orëve të paradites së sotme. Me fjalë të tjera, një tjetër vërdallisje nga zyra në zyrë, për një arsye që mund të ketë vetëm një shpjegim: Në shifra, qeverisë nuk i intereson të figurojnë biznese zyrtarisht të mbyllura dhe për këtë ka vendosur t’u plasë buzën qytetarëve.   

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.