Doganat mbeten parajsa e korrupsionit. David Smith rendit arsyet pse Crown Agents dështoi në Shqipëri

Postuar në 17 Korrik, 2015 10:31

Ngado që ta kapësh, situata në dogana fut ujë dhe revolucioni i premtuar nga qeveria për një filozofi të re në drejtimin e doganave pret të konfirmohet si një operacion i dështuar. Kjo lidhet me disa arsye, të cilat i shpjegon Drejtori i “Crown Agents” David Smith në një intervistë për News 24, ku nuk e fsheh zhgënjimin për mosarritjen e objektivave në dogana.
“Mosarritja e objektivave nëpër dogana ka disa arsye. Ranë të ardhurat e TVSH-së nga ulja e importeve, po ashtu edhe rënia e çmimit të naftës ka ulur rentën minerare. Të ardhurat nga akciza e cigareve janë ulur. Mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët, problem edhe mungesa e aftësisë së stafit doganor”,- renditi Smith disa prej problemeve.
Smith thotë se dognat shqiptare kanë nevojë për investime dhe se korrupsioni mbetet shumë i përhapur. “Evazioni është ende i përhapur gjerësisht. Problem i madh nëpër dogana është edhe korrupsioni. Në mars larguam nga puna 35 doganierë për korrupsion. Drejtuesit marrin vendime, nuk i shpjegojnë, ndërkohë që mënyra e vendimmarrjeve duhet të bëhet transparente. Po marrim masa që të arrijmë objektivat në 6 muajt e dytë. Do të kemi bashkëpunim doganë-polici. Policia do të marrë pjesë në operacionet doganore, ndëshkime të rrepta do të ketë për kontrabanduesit e cigareve”,- shtoi Smith.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.