Disa rregullime të kryeministrisë që “koinçidojnë” me vizitën e Merkel në Tiranë. Salla e protokollit me fotografi të një artisti të shquar gjerman

Postuar në 06 Korrik, 2015 04:30

Në kryeministri po u jepet dora e fundit punimeve që do ta kthejnë katin e parë në një qendër arti dhe dialogu. Kështu është thënë të paktën zyrtarisht nga stafi i kryeministrit Rama, i ngarkuar me mbikqyrjen e punimeve. Përveç të tjerash në sallën e protokollit ose thënë ndryshe pragun e shtëpisë u tha se do të vihen fotografi të spikatura të një fotografi të shquar gjerman. Falma Fshazi drejtore e Komunikimit dhe Hulumtimit në kryeministri zbuloi për publikun këtë detaj domethënës nga përgatitjet që në fakt qeveria dhe kryeministri në veçanti po bëjnë për të pritur kancelaren gjermane. Në funksion të kësaj vizite merr kuptim edhe shndërrimi i katit të parë të kryeministrisë dhe fasadës ballore të saj me punime që zgjatën një vit dhe që përfundojnë para datës 8 korrik. Në fakt zelli për t’u shfaqur sa më i afërt me miqtë që na vizitojnë është një zakon i hershëm i politikës. E bëri qeveria komuniste gjatë vizitës së Hrushovit, duke ndërtuar një hotel enkas për pritjen e tij, duke vazhduar më pas me të njëjtin model edhe në vizita të tjera të nivelit të lartë. Më e fundit ishte ardhja e Papa Françeskut, ku me këtë rast qeveria dhe bashkia u angazhuan për të rregulluar sheshin Nënë Tereza dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit. Me ardhjen në pushtet të koalicionit PS-LSI kryeministrisë i janë bërë disa ndryshime ku më e rëndësishme është salla e hartave dhe zyra e kryeministrit, ndërsa me kujdes është punuar edhe për fushën e barit nga ana e pasme dhe heqjen e kangjellave rrethuese.

https://www.youtube.com/watch?v=x_oc7HVwlVg

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.