Dekriminalizimi, ambasadori i Italisë hedh një mendim të ri: “Nuk ishin mjetet ligjore për ta kryer”

Postuar në 19 Korrik, 2015 08:57

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, ka përcjellë në një intervistë për “Vizion Plus” idenë se procesi i dekriminalizimi ishte i pamundur që të realizohej para zgjedhjeve lokale. “Nuk ishin as mjetet për ta kryer, pasi legjislacioni nuk e parashikonte këtë lloj qasjeje. Po vijohet puna, kemi dhe vëmendjen e lartë të qeverisë, nga ana jonë, pra nga Italia do të sjellim shembullin e ligjit Severino, i cili imponon një sërë kushtesh përsa i përket mos kandidueshmërisë, ne përdorim termin mos kandidueshmëri e jo dekriminalizim, të cilin e konsideroj disi të shëmtuar. Koncepti i mos kandidueshmërisë qëndron në faktin se duhen përmbushur një sërë parametrash, në mungesë të të cilave një person nuk mund të paraqesë kandidaturën në zgjedhje. Funksioni i nëpunësit publik është një funksion tejet delikat dhe ligji, sikundër ai italian, mund të vendosë disa parametra të caktuara për kryerjen e këtij funksioni e që shkojnë përtej atyre që parashikohen për shtetasit e tjerë. Këto elemente mungonin në legjislacionin shqiptar ndaj dhe po punohet për përfshirjen e tyre në të”, shprehet Gaiani. Ky është një spekullim i qartë që synon të bëjë apologjinë e mazhorancës shqiptare. Kjo pasi në rastin e zgjedhjeve lokale, nuk u shtrua çështja e të drejtës ligjore për të kandiduar, por u bë apel ndaj partive që të shmangin nga listat kandidatë që kanë në cv-të e tyre precedntë penalë, apo janë proceduar më parë. Dhe një çështje vullneti politik, nuk ka sesi të mbrohet me argumente juridike. Të lëmë këtu mënjanë faktin se ccfarë ka thënë Gaiani për kandidatët në zgjedhjet lokale, në një intervistë të datës 2 maj për “Gazeta Shqiptare”( http://www.balkanweb.com/site/massimo-gaiani-kandidatet-ne-z...).
http://vizionplus.al/intervista-e-plote-me-ambasadorin-massi...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.