Deklaratat e Brok, këshilltari i Niko Peleshit bën biografinë: “Ai mbështet verbërisht PD-në...me një lloj refleksi pavlovian që vjen që nga Lufta e Ftohtë”

Postuar në 28 Qershor, 2015 06:24

Duket se nuk është kapërdirë lehtë nga Partia Socialiste, një deklaratë e Elmar Brok, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian. Sot, Maklen Misha, këshilltar për mediat i zv.kryeministrit Niko Peleshi, shkruan një opinion në gazetën “Shqip”, që ngjan më tepër si deklaratë për shtyp e PS-së ndaj kritikave të Brok. Brok tha se “nëse gjysma e raportit të OSBE-ODIHR është e vërtetë, atëherë mund të themi se zgjedhjet janë të falsifikuara". Duke shtuar më pas se "fakti që Edi Rama humbi 20% të votave të përgjithshme është drejtësi!” Si e komenton këtë deklaratë Misha? Thjesht e inkuadron në biografinë e e Brok, i cili gati sa nuk del një militant i Partisë Demokratike, por me kombësi gjermane. “Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, nuk është një figurë e panjohur për publikun shqiptar. I pranishëm prej vitesh në politikën shqiptare me deklaratat dhe qëndrimet e tij, z. Brok është një nga ata lloj personazhesh, të cilët nuk është fare e nevojshme t’i dëgjosh për të ditur se çfarë kanë për të thënë për zhvillimet politike në Shqipëri. Sepse z. Brok është, në fakt, pjesë e një tradite mbështetjeje të verbër për Partinë Demokratike, që ndër vite është përfaqësuar nga personazhe si Doris Pack apo i famshmi Grossruck”, shkruan Misha. Është e vërtetë që deklarata e Brok mban era solidaritet politik për opozitën, por fakti është që konstatimet e OSBE-ODIHR flasin për blerje vote. Dhe blerja e votës është Blerje që e deformon vullnetin. Pra e flasifikon procesin elektoral. Por Misha ecën më tej me konsiderata për “probleme të segmenteve të partive popullore në Europë”, që sipas tij “në vijimësi kanë treguar një gatishmëri thuajse imorale për të shkelur me këmbë çdo lloj parimi e vlere në emër të një solidariteti ideologjik me partitë simotra”. Dhe me erudicion dhe sens historie, këshilltari i Niko Peleshit e bën “leckë” Elmar Brokun: “Duket gati-gati si një lloj refleksi sa pavlovian aq dhe donkishotesk të trashëguar nga koha e Luftës së Ftohtë e të gdhendur fort e thellë në ADN-në e asaj pjese të së djathtës ku bën pjesë z. Brok”, vijon Misha, që sheh këtu jo një vërejtje për procesin, por edhe “një alibi për PD-në që t’i shmanget përgjegjësive”. Problemi gjithsesi është se mazhoranca shmang qëndrimin për blerjen e votave që flet Broku, apo për kandidatët me rekorde kriminale, të cilëve u ka dalë zëri deri në fund të dynjasë. Në vend të kësaj, ajo preferon të mbajë vigjilencë “full time” për rrugën nga do të ecë PD-ja. Gjithsesi për të thënë fjalën e fundit do të duhet të pritet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR, i cili e ka thartuar paraprakisht jo pak shumicën qeverisëse.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/06/28/elmar-brok-dhe-pd-n...
s.z

Comments

Submitted by Pavllov-ianet e... (not verified) on

Po, mund te ndodh qe europiani Brok te jete i painformuar, i keqinformuar,

por, kjo menyre refleksionesh, ofruar prej rilindasit te Kryeministrise se Ri-ngjyer,

nuk eshte ajo me Vleren me te Madhe te Shtuar!

Mund te besojne sinqerisht Rilindiotet se vetem pasi ata erdhen ne qeverri, mbrriten aty edhe mencuria, edhe mireqenia,

edhe drejtesia, edhe diplomacia edhe domosodja e bindjes totale ndaj veprimeve dhe predikimeve te tyre, por ata do duhet te

pranojne njeherazi se Opozute do vazhdoj te kete, shqiptare qe mendojne ndryshe prej rilindioteve dhe aq me shume,

s'mund te mos kete europiane qe mendojne e shprehen ndryshe nga kryeministri i radhes i Tiranes!

Zgjidhja eshte hedhja ne tryeze e fakteve, argumenteve, aresyes se verifikuar dhe te mjaftueshme per tu degjuar.

Te shfaqet Misha, njeri nga mbiemrat e ish-KomitetQendrorasve, dhe ta akuzoje cilindo prej nepunesve te Europes qe Eshte,

per instinkte Pavlloviane...eshte vetem se kujtese apo nostalgji per Shqiperine e Izoluar...

Meqe izolimi tashme nuk ndodh dot me, do duhet pranuar ndonje rruge me e lehte, personale e Mishave dhe Mishenkave.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.