Debat në Twitter/ Vuçiç thotë se serbët do të fitojnë në zemër të Tiranës. Kundërpërgjigjet Rama: Mos fol sikur varet fitorja nga ty, e meqë ra fjalë, ndeshja do të luhet në Shkodër

Postuar në 10 Korrik, 2015 08:06

Pas dhënies së tre pikëve Shqipërisë për ndeshjen e Beogradit, reagimet kanë qenë të shumta. Menjëherë pas lajmit reagoi kryeministri Rama “Supeeeer! Ja ç”dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!!”. Por atij iu kundërpërgjigj homologu serb në Twitter. “Ne do të fitojmë në zemër të Tiranës dhe pa pasur nevojë për dronë”, shkruante Vuçiç në Twitter. Rama iu kundërpërgjigj pas disa minutash. “Do ta duartrokasim së bashku fituesin miku im dhe mos fol sikur varet fitorja nga ty”, i shkruan Rama. Kryeministri shqiptar e thumbon më pas homologun e tij serb për shkak të mungesës së informacionit. “Meqë ra fjalë, ndeshja do të luhet në Shkodër dhe jo në Tiranë”, përfundon Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.