Dëshmitë e Klodian Selimit dhe Xhulio Malos: Sulmi në Lazarat, i planifikuar para 6 muajsh nga Arbjon Aliko. Policia nuk dinte asgjë edhe pse kishte një vit që patrullonte në fshat

Postuar në 16 Korrik, 2015 08:54

Mbi  dëshmitë e Xhulio Malos dhe Koldian Selimit Prokuroria ka rindërtuar të gjithë skemën e sulmit ndaj RENEA-s në datën 24 qershor, ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha. Sipas adoleshentëve sulmi kishte 6 muaj që ishte planifikuar nga Arbjon Aliko. Këto dëshmi nxjerrin zbuluar policinë që duket se nuk kishte asnjë informacion për aktivitetin e këtij grupi, ndonëse prej një viti mbante nën mbikqyrje fshatin rebel.

Dëshmia e Klodian Selimit:

“Në datën 23 shkova në Gjirokastër me merr në telefon Arbjon Aliko dhe me tha të shkoja në fshat dhe ta merrja në telefon… Unë u afrova dhe më tha: A do dalësh të luftosh sonte. Unë i thashë po. Ai më tha ik te grupi te depoja e ujit. Kur shkova te vendi aty ishin katër vetë, të cilët ishin në këmbë, të pamaskuar dhe ishin në pritje për t’u sjellë armët. Këta persona ishin Dervish Gaba, Elson Kazma, Dhurim Kazma, Ani Hiri dhe Oltion Proko. Ishin tre grupe të organizuara  që drejtoheshin nga Arbijon Aliko,Endush Aliko dhe Asqeri Basha. Natën që është vrarë polici mësova se armët do t’i sillte Asqeri Gaba, Elvis Boçi dhe Bajram Boci të cilët kanë qënë sëbashku me shtetassin Arbjon Aliko ditën e goditjes ndaj policies”

Dëshmia e Xhulio Malos:

“Arbojnin dhe Alban Alikon i kam shokë. Me Albanin takohesha shpesh . Rreth 6 muaj më parë ai më ka thënë se sëbashku me persona të tjerë kishin bërë plan që nga Lazarati të qëllonin policinë. Ideja ishte që fshati të kthehej si më parë, pa polici dhe që të mbillnin sërish drogë. Unë pranova të bëhesh pjesë pasi do të fitoja edhe unë lekë. Më datë 22 qershor ai më merr në telefon dhe më thotë hajde në Lazarat. Të nesërmen mbërrij në fshat dhe në orën 12 të natës të datës 23 shkojmë tek vendi ku do të qëllohej mbi policinë. Atje ishin dhe 8-9 persona të tjerë,ishin me maska nga të cilët njoha Arbjonin dhe vëllain e tij Albanin me të cilët fola. Ishim të gjithë të armatosur, por në tokë kishte armë të tjera”

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.