Cipras fiton simpatinë e Fidel Kastros, merr urime për fitoren në referendum: Mbrojtët me dinjitet identitetin dhe cilvilizimin e vendit tuaj

Postuar në 06 Korrik, 2015 16:32

Kryeministri grek Aleksis Cipras me vendosmërinë për të çuar në referendum masat shtrënguese të kreditorëve dhe Bashkimit Evropian ka fituar simpatinë edhe të liderit komunist të Kubës, Fidel Kastro. Ai nuk ka nguruar t'i dërgojë një mesazh falenderimi kreut të Syriza-s ku ndër të tjera i shkruan: Ju uroj për fitoren e shkëlqyer politike. Greqia është shumë e afërt për popullin kuban. Ajo na mësoi filozofinë, artin dhe shkencën e antikitetit dhe bashkë me to aktin më të ndërlikuar të veprimtarisë njerëzore, shkencën e politikës. Vendi yt dhe në veçanti guximi që treguat në rrethanat e tanishme gjen admirimin e popujve të Amerikës Latine dhe Karaibeve që shohin se si Greqia përballë kërcënimeve të Jashtme mbron identitetin dhe civilizimin e saj. Popujt tanë nuk harrojnë se një vit pas sulmit hitlerian në Poloni Musolini urdhëroi ushtrinë e tij të pushtojë Greqinë dhe populli juaj heroik detyroi pushtuesit të tërhiqen. Në situatën e tanishme politike që po kalon planti ynë, kur paqja dhe mbijetesa jonë janë në fije të perit, çdo vendim më shumë se kurrë duhet analizuar dhe zbatuar me kujdes, në mënyrë që askush të mos e vërë në diskutim dinjitetin dhe seriozitetin me të cilin veprojnë shumë nga ata që kanë përgjegjësinë për të përballuar katastrafoat që kërcënojnë botën tonë. l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.