Bizneset punojnë nën kapacitete, drejtuesit shprehen se do t’i përballojnë kufizimet financiare me kredi bankare

Postuar në 17 Korrik, 2015 03:45

Ekonomia vijoi të punojë nën kapacitetet e veta edhe në tremujorin e dytë të vitit, raporton “Tv Scan” në një kronikë të trasmetuar prej tij. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, shumica e sektorëve ekonomikë vazhdojnë të veprojnë nën potencialet e tyre, ndonëse me tendenca të ndryshme. Duket se ecurinë më të mira gjatë tremujorëve të fundit po e shfaqin industria dhe shërbimet, ndërsa tregtia dhe ndërtimi po veprojnë nën mesataren afatgjatë të shfrytëzimit të kapaciteteve. Shfrytëzimin më të dobët të kapaciteteve në ekonomi vazhdon ta ketë shfaqë sektori i ndërtimit. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim shënoi 60.1 % në tremujorin e dytë, duke qëndruar rreth 4.4 pikë përqindje nën mesataren e saj historike. Bizneset u shprehën se faktorët me ndikim kryesor në nivelin e shfrytëzimit të kapaciteteve janë kërkesa e pamjaftueshme dhe kufizimet financiare. Në masën më të madhe, bizneset janë shprehur se do t’i përballojnë kufizimet financiare me kredi bankare dhe një pjesë me porosi me parapagim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.