Bizneset paralajmërojnë rritjen e çmimeve, ekspozohen ndaj kostove të larta të skanimit

Postuar në 18 Korrik, 2015 01:34

Çdo taksë dhe tarifë ndaj biznesit reflektohet në çmimet finale. Kjo do të vlejë edhe për tarifën që do vihet mbi deklaratat doganore. Sipas bizneseve, tarifa e palogjikshme prej 22 euro për çdo deklaratë doganore mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore nën 1000 euro, do të shkarkohet në çmimet finale dhe me shumë gjasa, do të jetë konsumatori ai që do të paguajë. “Monitor” shkruan se biznese të veçanta bëjnë me dhjetëra deklarata doganore në ditë, por për shkak të aktivitetit që kanë edhe në transit, kostot për to, do të jenë shumë të larta. Mirëpo siç kanë lajmëruar tregtarët, kjo tarifë e palogjikshme sipas tyre, do të shkarkohet në çmimet finale dhe me shumë gjasa, do të jetë konsumatori ai që do të paguajë. Sipas “Monitor” kjo tarifë rrezikon të rrisë të gjitha çmimet e importit lajmërojnë ekspertë të sektorit të doganave. Shoqata e Hidrokarbureve lajmëroi se, nëse tarifa e skanimit aplikohet për çdo deklaratë doganore, rritja e mëtejshme e çmimeve të karburanteve do të jetë e pashmangshme. Monitor” shkruan se në fakt, çmimet e naftës u rritën me tre lekë për litër së fundmi dhe një nga arsyet që tregtarët thanën nën zë është dhe pritshmëria e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së skanimit të kontenjerëve. Të gjithë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet eksport- importit do të ekspozohen ndaj kostove të larta të skanimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.