Bie premtimi i Bazhdarit që dëmshpërblimin e gjyqit ndaj Berishës t’ia dhuronte një shkolle të komunitetit egjiptian. Gjobitet 400 mijë lekë pasi nuk u paraqit në seancë

Postuar në 03 Korrik, 2015 09:12

Keti Bazhdari nuk është paraqitur në gjyqin ndaj Sali Berishës dhe për këtë pasojë gjykata e ka pushuar çështjen,raporton “Lapsi.al.” Madje gjykata ka ngarkuar Bazhdarin me pagesën e shpenzimeve gjyqësore prej 400 mijë lekësh të vjetra. Bazhdari ishte shprehur se paratë që do merrte si dëmshpërblim, do t’i dhuronte për një shkollë të komunitetit egjiptian. Por ndodhi e kundërta. Ajo kishte ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend. “Unë nuk dua të merrem me kandidatët por meqë po shet Bazhdarin, do ta them publikisht, pasuria e saj është në tytë të revoles edhe ndaj kujt? Kujt ia mori Keti pasurinë. Si na lindi Keti pasunare e madhe, e bija e një të përndjekurit. Me revole ndaj kujt. Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion. Kaq!”, akuzoi mëse dy muaj më parë Berisha në Kuvend. Pas këtyre akuzave, Keti Bazhdari ngriti një padi në gjykatë. “Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qëllim për të influencuar në mënyrë të paligjshme në elektoratin e Bashkisë Shkodër për zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015”, deklaronte ish-kandidatja e ASHE për bashkinë Shkodër. 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

<p>Berisha ia paska arritur qellimit! Ne menyre shpifese she te paligjshme paska influencuar ne zgjedhjet per k.bashkie ne Shkoder!</p><p>Nuk kane faj keta te majtit qe thone pa pushim : &quot;Fajin e ka Saliu&quot;. Por edhe Keti qenka treguar e dobet! Per vete kuptohet qe ndoshta nuk ka ambicie te marre shperblim .. por tregon qe nuk paska respekt as per komunitetin egjiptian! &nbsp;</p>

Submitted by aldo (not verified) on

Sali Berisha mund ti kete gjitha fajet por ne kete rast ka thene nje te vertete qe e din gjith Shkodra

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.