Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin, në Tiranë mblidhen te “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë te Xhamia e Madhe

Postuar në 17 Korrik, 2015 01:14

Besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në botë, kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditëve agjërim, lutje e adhurime. Kjo festë ka nisur me faljen e Bajramit. Në Tiranë,  për të kryer ritet e tyre qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa në Prishtinë, janë mbledhur në Xhaminë e Madhe. Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë. Gjatë lutjes, kryetari Bruçaj ka kërkuar nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë. Me një urim iu është drejtuar të gjithë besimtarëve edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.