Bashkia e Tiranës, Rama i premton Topit nënkryetarin dhe tri njësi. Në “luftë” për poste dhe LSI e PDIU

Postuar në 04 Korrik, 2015 10:06

Nisin ethet e ndarjes së posteve për Baskinë e Tiranës. Gazeta “Sot” shkruan se pas festës së fitoreve dhe urimeve formale, në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kanë nisur pretendimet e para për postet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Këto zgjedhje konfirmuan Partinë Socialiste si subjektin më të madh në vend, Lëvizjen Socialiste partinë e dytë më të madhe në koalicionin fitues si dhe PDIU-në e çamëve partinë e tretë më të madhe brenda aleancës. “Sot” shkruan se pretendimet e para për poste në pushtetin vendor i ka shfaqur dhe prezantuar Fryma e Re Demokratike, e drejtuar nga Bamir Topi, ku në zgjedhjet e 21 Qershorit mori rreth 30 mijë vota, aq sa mori edhe në zgjedhjet e 2013, në testimin e saj të parë si parti. Sipas burimeve, Bamir Topit, edhe pse ka marrë vetëm 30 mijë vota, i është shtuar oreksi sa i takon ndarjes së pushtetit. Mësohet se Topi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe drejtimin e tre njësive bashkiake. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama mësohet se ka mbështetur kërkesat e Bamir Topit për postet në fjalë, por për t’iu përgjigjur pretendimeve të Topit duhet të kalojë sfidën e ndarjes së pushtetit me LSI dhe çamët. Nga ana tjetër, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitetit ka shtuar presionin për të marrë një post ministror. Po ashtu, PDIU do të pretendojë të marrë njësi bashkiake në Tiranë dhe drejtori në bashkitë e Elbasanit, Durrësit dhe Ferit. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet të propozojë nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, post që lakmohet nga FRD, si dhe nënkryetarin e këshillit bashkiak të Tiranës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.