Basha në radhë për të takuar Berishën tek zyra e tij, ish-kryeminisri e kishte të ngarkuar axhendën

Postuar në 11 Korrik, 2015 11:21

Edhe pse njëri kryetar aktual i PD-së dhe tjetri ish-kryetar, ky i fundi e ka lënë të presin ë radhë pasardhësin. Gazeta “Standart” shkruan se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar një tur të rëndësishëm takimesh me faktorët kryesorë, ndërkombëtarë për delegjitimimin e zgjedhjeve, ndërsa po takon në mënyrë intensive edhe aktorët e politikës së brendshme. Gjatë ditëve të fundit, përveç vizitës në Vjenë, Basha ka takuar edhe ambasadorin amerikan Lu në një drekë informale dhe rastësore siç raportojnë media të ndryshme. “Standart”  shkruan gjithashtu se që në planin e brendshëm Basha, si kryetar aktual i PD-së, sigurisht do të kishte në axhendën e tij dhe liderin historik të kësaj partie, zotin Sali Berisha. Por axhenda e ish­kryeministrit është tepër e ngjeshur dhe me shumë takime, pasi i duhet të presë aktivistë nga e gjithë Shqipëria si dhe patriotë demokratë që vijnë nga e gjithë bota. Diplomatët e huaj janë një tjetër kategori që viziton herë pas here zotin Berisha. Në mesditë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është drejtuar zyrave të liderit historik të së djathtës, Sali Berisha. Axhenda e ngjeshur e këtij të fundit ka bërë që zoti Basha të priste për një hapësirë bisede me ish-kryeministrin Berisha. Në takim tek Berisha ka qenë dhe patrioti i madh i çështjes shqiptare, përfaqësuesi i diasporës Hajro Çini, i cili ka ardhur nga Kanadaja këto ditë në Shqipëri. Basha ka pritur me qetësi dhe sipas radhës takimin e tij duke respektuar të tjerët që kishin takim para tij. Një gjë e tillë është një lloj sjelljeje e re dhe demokratike e një lideri, duke pasur parasysh kryetarët autoritaritë të partive që kanë dominuar jetën politike shqiptare, shkruan “Standart”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.