Ballkani Perëndimor, liria e medias në rrezik! Sulme kundër faqeve online që mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverive

Postuar në 15 Korrik, 2015 23:53

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch bëri të ditur se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, u bëri thirrje autoriteteve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e mediave dhe t’i japin fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Në një raport të kësaj organizate, thuhet se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritikuese dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike. Raporti prej 69-faqesh “Një profesion i vështirë: Liria e medias nën sulm”, dokumenton sulme fizike dhe kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime me  vdekje, ndëshkime në formën e padive në gjykata dhe fushata përgojimi kundër gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Raporti mbështetet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje më të ndjeshme siç krimet e luftës dhe korrupsioni. Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet Internetit kundër mediave online që kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverive. Në asnjërin nga këto vende nuk janë duke u hetuar apo ndjekur sulmet kundër gazetarëve në fjalë, theksohet në raport.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.