Auditi i KLSH-së për harkun kohor 2012-2014, dëm ekonomik prej 161 milionë dollarësh. Sektori i tatimtaksave në krye me 116 mln dollarë

Postuar në 06 Qershor, 2015 15:35

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e parë për vitin 2015, i cili është një përmbledhje e auditimeve të realizuara gjatë periudhës janar-prill 2015. Janë kryer 99 auditime, nga të cilët 36 janë ende në proces. Të përfunduar janë auditimet e kryera në ministritë dhe institucionet qendrore, ato të administratës vendore, drejtoritë dhe degët e tatimtaksave dhe doganave, Institucionet financiare dhe shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror, njësitë dhe projektet me financime të huaja dhe subjekte të mbrojtjes së mjedisit. KLSH raporton në mënyrë të hollësishme shkeljet e konstatuar që janë shoqëruar me një dëm ekonomik që kap shifrën e 16 136 475 000 lekësh. Pra diku te 16 1 milionë dollarë. “Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar: A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 15 735 597 000 lekë. B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme prej 400 678 000 lekë”, raporton KLSH që sqaron se “këto shkelje financiare i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2012 – 2014”. Në krye të listës për shkelje qëndron sektori i tatimtaksave, me një dëm ekonomik që shkon afërsisht në 116 milionë dollarë, doganat me 34 milionë dollarë,  apo edhe prokurimet me një dëm prej rreth 2 milionë dollarësh. Vështruar në një plan politik, pra të ndryshimit të drejtimit të këtyre institucioneve që nga shtatori i vitit 2013, rezulton se kalimi në duar të reja i tyre, nuk duket të ketë sjellë përmirësim në aspektin e disiplinës ligjore. Po të shihet se ku dhe si është realizuar shpërdorimi, kjo gjë kuptohet mirë. P.sh në sektorin e tatim taksave dy nga institucionet ku janë konstatuar shkeljet janë: “Ministria e Energjisë dhe Industrisë (Koncesionet Hidrokarburet), AKBN, në vlerën totale 11 503 500 000 lekë, nga të cilat 316 000 000 lekë, shmangie nga skema e t.v.sh., në mënyrë të parregullt e të pa argumentuar për punime dhe shërbime të nënkontraktorëve në marrëveshjet hidrokarbure, dhe 11 187 500 000 lekë evazion fiskal nga mosdeklarimi i prodhimit të shtuar të naftës bruto si pasojë e përdorimit të holluesit (diesel 1 000 ppm) në shtresë;  Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Tiranë, në vlerën totale 72 103 000 lekë, nga te cilat 92 000 lekë nga mosndalimi i tatimit mbi të ardhurat dhe 34 506 000 lekë e 37 505 000 lekë si përfitime të padrejta rimbursimi nga shteti për dy kompani farmaceutike, nga diferenca midis çmimit/njësi të referencës nga lista e çmimeve për barnat e rimbursueshme dhe çmimit/njësi që duhej të tregtohej në fakt një medikament i caktuar, përfitime këto të shoqëruara me elementë të evazionit fiskal...”, raporton KLSH. Ky proces auditimi ka sjellë edhe propozimin e disa masave ndëshkuese që nisin nga 11 kallëzime penale, për zyrtarë të mesëm dhe të lartë e  deri te 374 masa disiplinore dhe administrative.

http://www.klsh.org.al/web/Publikime_4_1.php

 s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.