Apple hetohet për ikje nga taksat!

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:59

 

Kompani si Apple ,Fiat dhe Starbucks janë duke u hetuar nga organi i Bashkimit Evropian për evazionin e mundshëm tatimor nga treshja e korporatave të mëdha.
Komisioni Evropian po shqyrton nëse Apple me bazën e saj në Irlandë është në përputhje me rregullat e Komisioni Evropian. Komisioni po heton gjithashtu praninë e Starbucks në Holand, dhe Fiat-in rreth Financave dhe Tregtisë në Luksemburg.
Komisioni në lidhje me Apple, do të shqyrtojë vendimet individuale të lëshuara nga autoritetet irlandeze tatimore në llogaritjen e fitimit të tatueshëm të ndarë për degët irlandeze të Apple, përkatësisht degës së saj të bazuar në Irlandë. Një përfaqësues i Apple nuk kishte asnjë koment mbi këtë hetim. “Kompania është e rregullt dhe cdo gjë është bërë në përputhje me ligjin” deklaroi ai. Pritet cfarë vendimi do marri komisioni pas hetimit për kompanin Apple.

 

 

 

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.