Apeli i ambasadorit Hoffmann: Azilantët shqiptarë, 6 mijë kërkesa vetëm në qershor. Azil për arsye ekonomike nuk ka, të gjithë do kthehen

Postuar në 24 Korrik, 2015 09:10

Gjermania do të kthejë të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar të qëndrojnë si azilant. Ministria e Punëve të Brendshme dhe pala gjermane, kanë intesifikuar përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea dhe Ambasadori gjerman në Tiranë Hellmut Hoffmann inspektuan, pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku kanë nisur punën për përpunimin e shtetasve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, efektivë nga Policia kufitare shqiptare dhe Policia Federale. Në fjalën e tij ambasadori Hoffmann apeloi edhe njëherë se të gjithë personat që kërkojnë azil në Gjermani do të kthehen. “Emigracioni ekonomik drejt Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më problematik. Vetëm në 6 muajt e parë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kosova ka pasur 65 mijë veta që kërkonin azil vetëm në Gjermani, pra rreth 22 mijë vijnë nga Shqipëria. Vetëm në qershor kanë kërkuar azil rreth 5.900 mijë persona. Azil për arsye ekonomike nuk ka.Të bashkëpunojmë ngushtë për të bërë të mundur përballimin e këtij fluksi. Në Gjermani tashëm janë ndërtuar kampingje për të strehuar këta shtetas. Kemi objektiv që procedurat  të verifikohen dhe ata të kthehen brenda 4 javësh. Është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë shanse të marrin azil, do të kthehen mbrapsht. Shpresoj që ky informacion të përhapet në fshatrat dhe në malet më të thella”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.