Android të zgjon në momentin e duhur.

Postuar në 09 Qershor, 2014 05:22

Të gjithëve të paktën njëherë të vetme i ka ndodhur të marrin ndonjëherë autobus ose metron për në shtëpi pasi kanë pirë shumë alkol në një festë, ndodh që gjatë rrugës për të ikur në shtëpi mund t’ju zë gjumi edhe të humbisni stacionin që ju duhet të zbrisni. Tani sic cdo gjë që e ka një zgjidhje edhe kjo e ka një zgjidhje. Nëse sot dispononi një telefon Android të kohëve të fundit tani zgjidhjen e keni. Android Police ka vërtetuar se versioni i fundit i Google tani në Android ju lejon të vendosni një alarm që ju zgjon juve pak para se të mbrini në destinacionin e preferuar. Kështu që ju mund të rrini të qetë edhe nëse ju zë gjumi prapë se prapë do të zgjoheni në destinacionin e caktuar.Jo vetëm Android  e afron këtë opsion por dhe shumë app ofrojnë lajmërime të ngjashëm, por është mirë që si fillim ta keni ndërtuar një rrjet sigurie, kur ju jeni esëll.

 

 

 

 

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.