Ambasada britanike: “Faktoni akuzat për “Crown Agents”, ose tërhiquni”. Po ambasadori a duhet të provojë “ekzistencën e një klike në gjyqësorin shqiptar”?

Postuar në 24 Korrik, 2015 07:32

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar sot ndaj akuzave që politikanë apo aktorë mediatikë kanë bërë ndaj kompanisë “Crown Agents”. Ka shumë interes ky reagim, pasi na bën të kuptojmë të gjithëve se çfarë lloj krijese është shteti shqiptar. “Politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Crown Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete. Në këto rrethana, gjëja e duhur për t’u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre. Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik”, thuhet në reagimin e ambasadës. Pra ambasada kërkon prova dhe fakte. Së pari, drejtori i “Crown Agents” pranoi para disa ditësh dështimin në arritjen e objektivave, por për këtë fajësoi korrupsionin në dogana. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Por pretendimi i ambasadës britanike vendos dy standarde. Pse? Seps
E para disa javësh titullari i saj, Nicholas Cannon, bëri bujë në media teksa deklaroi se “gjyqësorin shqiptar ka një klikë të korruptuar”. “Më duhet të them se në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit”, deklaroi Cannon para disa kohësh. Një deklaratë që zuri vend në media pa u vënë në diskutim. Po kush janë këta gjyqtarë? Kush janë anëtarët e kësaj klike? A ka ndërmend t’i bëjë publik z. Ambasador, prra t’i provojë? Pasi përndryshe, me standardet që kërkon sot, pavarësisht se mund të ketë të drejtë, duhet të tërhiqet. Apo jo?
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Besoj se ka nje ndryshim esencial midis akuzave qe ka hedhur ambasadori ndaj gjyqesorit shqiptar dhe akuzave qe subjekte te ndryshme te politikes dhe medias shqiptare kane hedhur mbi &quot;Crown Agents&quot;. Ambasadori nuk ka nevoje te provoje gje sepse akuzat e tij nuk i adresohen nje personi fizik apo juridik specifik, per nje ceshtje te caktuar. Akuzat e tij (me shume se me akuze &nbsp;kemi te bejme me nje vleresim i sitemit ne teresi), drejtohen kunder te gjithe sistemit dhe nuk eshte as i pari e as i vetmi qe e ka kete opinion. Vete Qeveria shqiptare e ka shpallur publikisht kete qe ne fillim, madje midis te tjerave kjo eshte edhe arsyeja qe kerkon ta reformoje kete sistem. Kurse akuzat ndaj &quot;Crown&quot; jane krejt specifike me adrese konkrete keshtu qe kur t&#39;i akuzon nje person fizik apo juridik konkret per dicka, duhet te jesh edhe i zoti ta provosh kete akuze, ose mund te perballesh me kunderakuzen per shpifje. Mua nuk me duket se ka dy standarte per ceshtje identike, me duket me shume si dy vleresime te ndryshme per dy ceshtje qe jane te ndryshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.