Aleatët paralajmërojnë Ramën se do braktisin koalicionin, nëse nuk zbatohet marrëveshja për ndarjen e posteve sipas votave

Postuar në 16 Korrik, 2015 03:38

Aleatët e vegjël të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar kreun e saj, Edi Rama, se nëse nuk zbaton marrëveshjen e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, do të braktisin koalicionin në zgjedhjet parlamentare të 2017, raposrton “Sot”. Gazeta shkruan se para hyrjes në zgjedhjet vendore, mjaft prej aleatëve të Ramës ishin të pakënaqur, por falë ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Taulant Ballës, ata pranuan të vijonin bashkëpunimin. Edhe pse e bënë të qartë se marrëveshjet për ndarjen e posteve duhet të zbatohen, deri më tani ata kanë mbetur të pakënaqur. Disa prej këtyre partive kanë thënë për gazetën se asnjë prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste nuk i ka kontaktuar për të diskutuar për këtë çështje. Vetë krerët e partive të vogla janë shprehur se ndarja e posteve duhet të bëhet në bazë të përqindjes së votave që ka marrë secila parti, ndërsa postet që do të ndahen pritet të fillojnë që nga administratorët, e deri tek drejtoritë e posteve të tjera në Këshillat Bashkiakë. Ajo që bie në sy është fakti se deri tani Rama është duke negociuar me aleatët kryesorë, PDIU e FRD, ndërsa partitë e tjera kërkojnë që edhe ata të përfshihen në bisedime.

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, është shprehur se forca që ai përfaqëson ka dhënë një kontribut të madh në zgjedhje dhe duhet që Rama të mbajë premtimin.

 Edhe komunistët e koalicionit të majtë kanë shfaqur pakënaqësi deri më tani në raportet me Partinë Socialiste. Kreu i Partisë Komuniste 18 Nëntori, Preng Çuni, është shprehur qartë se nëse sërish nuk zbatohet marrëveshja do largohen nga koalicioni.

Kreu i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, është shprehur se gjithçka tashmë është në dorë të Ramës dhe ai, por edhe përfaqësues të partisë që drejton nuk do i luten më për poste. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.